Bandat kriminale në Shkodër si ‘Big Brother’, zbulohen edhe 38 kamera të tjera në qytet. Detajet nga aksioni

Policia e Shkodrës ka çmontuar edhe 38 kamera të instaluara nga grupet kriminale në Shkodër në shtylla elektrike, me qëllim marrjen e informacioneve mbi lëvizjen e efektivëve, duke e çuar numrin total në 59.
Policia bën me dije se kamerat ishin instaluar në 3 lagje shumë të frekuentuara të qytetit, konkretisht në lagjet “Guerrile”, “Salo Halili” dhe “Kongresi i Përmetit”, me qëllim sigurimin e informacioneve për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë.
Kamerat e sekuestruara ishin vendosur pa lejen përkatëse të organeve kompetente. Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna intensive për identifikimin e shtetasve që kanë instaluar këto kamera, si dhe për zbardhjen e plotë të qëllimit të vendosjes së tyre.
Më herët, gjatë fazës së parë të planit operacional policor të koduar “Fijet”, u çmontuan 21 kamera të instaluara nga rrethrrotullimi “5 Heronjtë” deri tek rrethrrotullimi i parë i bypassit të Shkodrës dhe nga rrethrrotullimi “5 Heronjtë” deri te rrethrrotullimi i Dobraçit.
Artikuj të tjerë:
Flash News
12:46 / Sondazhi, Berisha: 95% e shqiptarëve janë kundër Ramës
12:45 / Berisha: Populli po zien nga urrejtja për këtë qeveri
12:44 / Berisha: Ngritja e Komisionit Hetimor nuk pengohet
12:43 / Berisha: Ka një privatizim të Parlamentit nga Rama dhe Linda
12:42 / Sondazhi, Berisha: 95% e shqiptarëve janë kundër Ramës
12:42 / Berisha: Populli po zien nga urrejtja për këtë qeveri