Home > SHQIPËRIA

Ballkani i Hapur/ Erl Murati: Projekt jo vetëm ekonomik, por edhe mjet presioni ndaj BE. Politikanët të mos jenë vasalë, por…

Ballkani i Hapur/ Erl Murati: Projekt jo vetëm ekonomik, por edhe mjet

Erl Murati, Kryeredaktor i Gazetës Shqiptare, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, ka folur në lidhje me Samitin e BE që do të mbahet nesër.

Ai u shpreh se vendi ynë nuk është në kushte që të bëjë presion ndaj Unionit, ndërsa në lidhje me koordinimin mes kryeministrit Rama, atij të Maqedonisë Kovaçevski dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç mbi marrjen pjesë ose jo në samitin e BE, Murati tha se nuk ishte një hap i nevojshëm.
Shqipëria, sipas tij nuk duhet të përziejë procesin integrues në BE me atë të Ballkanit të hapur.

“Bëhet fjalë për një ngërç artificial që Bullgaria ka nisur me Maqedoninë e Veriut për një hero që secili pretendon se është i tyre.

Nga pikëpamja historike, politikë, strategjike është absurde që integrimi për dy vende të bllokohet për një ngjarje të ndodhur shekuj më parë.

Pak vite më parë e njëjta pengesë ndaj RMV e nisi edhe Greqia.

Ne si një shtet me back ground internacionalist, habitemi, por Greqia e bllokoi për shumë vite për çështjen e emrit dhe ia arriti.

Më parë Maqedonia është detyruar edhe të ndërrojë flamurin.

Sot kemi rastin e Bullgarisë. Ajo që mund të bëjmë ne është të mos bëjmë batuta pa kripë si Rama që tha RMV është Bullgari perëndimore, çka ngriti në këmbë edhe protestat në Maqedoni.

Nuk ka pse Shqipëria të marrë një vendim të përbashkët me Maqedoninë dhe Vuçiçin për të shkuar apo jo në samitin e BE. Marrëdhënia jonë nuk është personale mes liderësh.
Diplomacia dhe kryediplomati i vendit tonë që është kryeministri duhet të jetë më i kujdesshëm me BE sepse nuk mund të bëjmë Unionit presion.

Scholz ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se duhen hapur negociatat por ne nuk mund ti bëjmë presion BE-së. Mjafton vetëm një rishikim i liberalizimit të vizave që të trondistë politikën e rajonit.

Në lidhje me qëndrimin e përbashkët, Rama, Kovaçevski dhe Vuçiç, të tre kanë deklaruar se Ballkani i Hapur është një projekt alternativ. Shqipëria nuk duhet të përziejë dy proceset.
Në lidhje me integrimin, qëndrimi duhet të jetë kombëtar dhe dua të besoj se kemi një qëndrim të bashkuar por nuk duhet miksuar me Ballkanin e Hapur dhe nuk ka pse të merret mendimi dhe të konsultohet me Vuçiçin. Duket se nuk është vetëm një projekt ekonomik, por një projekt presioni ndaj BE, dhe kjo përbën një skandal. Integrimi nuk është vetëm në programin e qeverisë por në çdo dokument për politikat e këtij vendi.

Kemi një rekomandim të SHBA dhe DASH që i drejtohen hapur BE se integrimi i Shqipërisë dhe RMV nuk janë vetëm çështje diplomatike por prekin sigurinë e rajonit.

Duhet mos i vëmë shkopinj në rrota aleatëve dhe të vështirësojmë procesin.

Lëvizjet gjeopolitike janë kushtëzuar nga lufta në Ukrainë së fundmi. Ishte më parë e pamendueshme që dy vende skandinave të kërkonin anëtarësim në NATO. Deri pak muaj më parë donin të ruanin neutralitetin.

E njëjta ishte edhe për Ukrainën, deri para luftës nuk mendohej procesi integrues në BE.
Siguria në kufijtë lindor të BE ndihmon edhe Shqipërinë të afrohet më shpejt me Brukselin.

Ju e dini që edhe më parë Varhelyi ka postuar në Tëitter për përshpejtimin e integrimit, më parë ka postuar të njëjtën gjë, edhe në qershor 2018, kemi një fjalim të Ramës që tha pas 72 orësh përpjekje BE vendosi të japë një datë. Ky është një proces maratonë, edhe çelja nuk është objektivi final. Serbia ka vite që ka çelur negociatat dhe kemi një letër të Biden, Scholz dhe BE për njohjen e Kosovës, BE dhe SHBA i kanë vendosur këtë kusht Serbisë që pa njohur Kosovën nuk mund të anëtarësohet.

Procesi për ne do të zgjasë shumë vite duhet stabilitet politik, respektim i të drejtave të njeriut, parametra të duhur të demokracisë.

Jemi shumë larg BE dhe po bëjmë shumë pak.

Për sa kohë presim një datë debati politik do të jetë mbi datën, kur të çelen negociatat, do të kuptohet sa i vështirë është procesi. Nuk duhet vetëm një stabilitet i rremë politik siç kemi ne por duhen rezultate konkrete në fusha të ndryshme dhe sipas të dhënave të viteve të fundit indikatorët kanë qenë në rënie. Rama nuk besoj se do të jetë në krye të qeverisë kur të përfundojë procesi, deri atëherë do të kenë kaluar shumë qeveri.

Një nga simptomat e diplomacisë shqiptare ka qenë vasaliteti dhe kompleksi i inferioritetit qoftë nga fqinjëve qoftë ndaj BE apo SHBA.

Besoj që Rama është politikan atipik por duhet të ketë një vetëfrenim për batutat që hedh (batuta me BE për nusen dhe dhëndrin).

Nuk jam dakord që politikanët të jenë vasalë, por nuk kemi kushte të bëjmë presion’, është shprehur ai.

Flash News

News24 Livestream