Home > SHQIPËRIA

Balla amendament për rritjen e buxhetit të KPA-së: 60 mln lekë për shpenzime korrente. Që nga 2016 Kuvendi ka mbështetur kërkesat e institucioneve të reja të Drejtësisë

Balla amendament për rritjen e buxhetit të KPA-së: 60 mln

Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla ka depozituar në parlament një amendament për rritjen e buxhetit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Ndërkohë që në parlament pritet të miratohet buxheti 2022, Balla tha se Kuvendi që nga viti 2016 ka miratuar çdo kërkesë të ardhur nga institucionet e reja të drejtësisë. Amendamenti ka të bëjë me shtimin e 60 mln lekëve për shpenzime korrent.

“Amendamenti që kam depozituar është saktësim i një diskutimi në komisionit e ekonomisë dhe ka të bëjë me një qasje që Kuvendi e ka pasur. Që prej 2016 Kuvendi ka mbështetur kërkesat që kanë ardhur nga institucionet e reja të krijuara në sistemin e Drejtësisë për t’i mbështetur kërkesat e tyre për një buxhetim sa më adekuat të aktivitetit të tyre.



Ka të bëjë me një kërkesë që ka ardhur nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit dhe nga Misioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ku të dyja së bashku kanë kërkuar në funksion të përshpejtimit të punës nga ana e Komisionit të Posaçëm te Apelimit ka kërkuar një shtesë në buxhet për të rritur kapacitet e tyre për burimet njerëzore në mbështetje të vlerësimit që bën ky mision. Ju ftoj ta votoni këtë amendament”, deklaroi Balla.

Flash News

News24 Livestream