Audiopërgjimi për “21 janarin”, Berisha: Manipulim i Ardi Veliut. Rama organizator i asaj tentative për grusht shteti, i bëj thirrje që…

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i pyetur për audiopërgjimin e publikuar për fundmi për “21 janarin”, u shpreh se ky është një manipulim i Ardi Veliut.
Ai tha se Edi Rama është organizator i “21 janarit”, duke e quajtur një tentativë për grusht shteti.
“Është një manipulim dhe falsifikim, njëlloj si shiriti i 21 janarit ku u tha se Sali Berisha ishte i implikuar në problemin e hidrocentralit. Është gjithçka krijesë e Ardi Veliut. Theksoj se 21 janari përbën një nga ngjarjet ë tragjike, përpjekjen për një grusht shteti nga ata të cilët i kam denoncuar me kohë. Qeveria e SHBA ka insistuar në atë periudhë që të hetohen organizatorët dhe autorët e dhunës.
Rama është personi kryesor, organizator i dhunës. Rama nuk gjeti kurrë kurajo të paraqitej në prokurori ndonëse u thirr për të dëshmuar. Ramën do ta ndjekë gjithë jetën përgjegjësia penale e organizmit të asaj dhune.
Është i faktuar si organizator. Pjesa e gardistëve është hetuar nga një kundërshtare e egër e Berishës. Është hetuar me një prani të rëndësishme ndërkombëtare, dhe janë dhënë dënimet e njohura deri tani, por meqënëse shërbehet me krijime të Ardi Veliut, i them lëri ato, hajde hiq imunitetin dhe shko dëshmo për organizmin e puçit. I solli si mish për top”, tha Berisha.
Artikuj të tjerë:
Flash News
16:51 / Bardhi: Të hetohet për grup të strukturuar kriminal
16:50 / Bardhi: Të hetohet për pastrim të produkteve të veprës penale
16:49 / Bardhi: Të hetohet për deklarim të rremë të pasurive
16:48 / Bardhi: Të hetohet për korrupsion të nëpunësve të huaj publikë
16:47 / Bardhi: SPAK të hetojë një organizatë të drejtuar nga Edi Rama
16:46 / G.Bardhi: Drejtësia që hesht përballë fakteve është e vdekur