Audio regjistrimi i Ndrea Prendit në 21 Janar, xhaxhai i Aleks Nikës refuzon t’i japë kasetën policisë gjyqësore: Kemi besim vetëm te…

Oficerët e policisë gjyqësore të sektorit të vrasjeve në policinë e Tiranës zbarkuan sot në banesën e të ndjerit Aleks Nika, një nga të vrarët në protestën e 21 janarit.
Në një intervistë për gazetarin Elidon Ndreka, Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës tha se familja nuk kishte pranuar që të jepte audiopërgjimin ku dëgjohet të flasë ish-komandanti Ndrea Prendi.
Sot ishin oficerët e policisë gjyqësore, çfarë kërkuan?
Sot në shtëpinë e Aleksit erdhën hetues të prokurorisë gjyqësore për të marrë informacione për faktin se çfarë provash kemi siguruar ne. Çështja ka qenë e varrosur në Prokurorinë e Tiranës. Ata nuk kanë pasur vullnetin që çështja të hetohet. Kjo ndoshta jo nga paaftësia, por nga ndikimet politike, pasi ka influencime nga Berishizmi.
A ju kërkuan audiopërgjimin?
Oficerët e Policisë Gjyqësore kërkuan që të njiheshin me kasetën, autoregjimistrin. Kjo është pronë e jona, por kërkojmë që ta marrë vetëm SPAK. Kërkojmë që ta marrë vetëm SPAK, se vetëm aty kemi besim. Është i paanshëm. Kjo do të çonte drejt zbardhjes së çështjes. Prokuroria e Tiranës nuk ka këllqe që të merret me këtë çështjes.
Artikuj të tjerë:
Flash News
18:49 / Tomor Alizoti: Edi Rama është fshehur, nuk del nga shtëpia
18:48 / Tomor Alizoti: Protesta zemërim, zemërimi nuk programohet
18:47 / Tomor Alizoti: Rama është produkt i Medias, një njeri cirku
18:47 / Tomor Alizoti: Edi Rama është fshehur, nuk del nga shtëpia
18:46 / Tomor Alizoti: Vendi gjendet në krizë, Rama duhet të përgjigjet
18:46 / Tomor Alizoti: Protesta zemërim, zemërimi nuk programohet