Home > SHQIPËRIA

“Ari i bardhë” aksesueshëm për të gjithë/ ‘Ndrangheta’ nuk e shet më me pakicë, si menaxhohet trafiku i drogës nga kartelet shqiptare

“Ari i bardhë” aksesueshëm për të gjithë/

Tregu i kokainës është është kthyer në një treg masiv, popullor dhe i përballueshëm.

Mediat italiane pasqyrojnë situatën në provincën e Brescias, ku një gram kokainë kushton nga 80 në 100 euro dhe një dozë është rreth 45 euro.

Nga ana tjetër, çmimi i hashashit dhe i marijuanës duket se është më i ulët: për të dyja, kostoja është 10 euro për gram. 

Blerësit, edhe në provincën e Breshias, janë nga më të ndryshmet.

Mjafton të mbash qëndrim në një nga vendet ku zakonisht bëhet pazari i drogës, si në Piazza della Repubblica në Calcinato, për të kuptuar se klientela është vërtet e larmishme.

Në fund të fundit, çmimet e kokainës, ose siç quhet “ari i bardhë”, e bëjnë atë të aksesueshme për të gjithë.

Një aspekt tjetër i rëndësishëm është të kuptohet se kush janë shpërndarësit e drogës.

Më shumë se një e dhënë del nga raporti vjetor antidrogë i Ministrisë së Brendshme, duke qenë se ndër të arrestuarit dallohen shtetas me kombësi shqiptare dhe afrikano-veriore.

Por nga vjen kokaina që shitet më pas në qytet dhe në provincën më të gjerë të Brescias dhe mbi të gjitha kush e menaxhon?

Kokaina zakonisht mbërrin me kontejnerë në disa porte italiane, duke përfshirë ato në Italinë Veriore dhe më pas arrin edhe në provincën e Breshias.

Në të gjitha këto, ‘Ndrangheta’ ka dominim ndërkombëtar në tregtinë e kokainës.

Mjafton të dihet se e blen me 1000 euro kilogramin, ndërsa mafiozët e tjerë me 1800 euro kilogramin.

‘Ndrangheta’ nuk shet më me pakicë arin e bardhë, por e ka nënkontraktuar këtë kalim te grupet më të ulëta kriminale.

Kështu, në këtë kontekst, rruga që duhet ndjekur është ajo e Ballkanit.

Siç doli në raportin vjetor kundër drogës të Ministrisë së Brendshme, “i ashtuquajturi ‘Karteli Ballkanik’ vepron në bashkëpunim me rrjetet kriminale marokene, shqiptare dhe amerikano-jugore dhe përfaqëson një nga blerësit kryesorë të kokainës së Amerikës së Jugut, të importuar nëpërmjet rrugës së Atlantikut, duke përdorur kompani të mëdha transporti.

Duhet të merret parasysh gjithashtu se fragmentimi i shtuar i skenës kriminale në Kolumbi ka çuar në formimin e aleancave të reja ndërmjet organizatave kriminale.

Konsorciumet etnike shqiptare dhe ato të Ballkanit Perëndimor, në veçanti, luajnë tani një rol kryesor në furnizimin e sasive të mëdha të kokainës.

Në Ballkan, ngarkesa të mëdha kokaine mbërrijnë nga Amerika e Jugut, në rrugë detare, siç dëshmohet nga konfiskimet e konsiderueshme të kryera në Shqipëri dhe Serbi.

Flash News

News24 Livestream