Home > SHQIPËRIA

“Mendoni në mënyrë kritike”, ambasadorja Yuri Kim jep mesazhin e rëndësishëm

“Mendoni në mënyrë kritike”, ambasadorja Yuri Kim jep

Ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim ka këshilluar të rinjtë që për të nxitur ndryshimin duhet të mendojnë në mënyrë kritike. Së bashku me ambasadorin e BE, Luigi Soreca zhvilluan një takim me anëtarët e Këshillit Rinor të Ambasadës Amerikane dhe Ambasadorët e Rinj Evropianë, për të diskutuar çështje që prekin të rinjtë në Shqipëri.

Në njoftimin e ambasadës thuhet se anëtarët e Këshillit janë udhëheqës të rinj në komunitetet e tyre dhe patën mundësinë për të ndarë ide rreth arsimit, politikës së jashtme, partneriteteve urbane dhe rurale, dhe pasojave të COVID-19.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim dhe Ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca u takuan në Shtëpinë e Evropës me anëtarët e Këshillit Rinor të Ambasadës Amerikane dhe Ambasadorët e Rinj Evropianë, për të diskutuar çështje që prekin të rinjtë në Shqipëri.

Anëtarët e Këshillit janë udhëheqës të rinj në komunitetet e tyre dhe patën mundësinë për të ndarë ide rreth arsimit, politikës së jashtme, partneriteteve urbane dhe rurale, dhe pasojave të COVID-19.

Ambasadorja Kim i përkrahu udhëheqësit e rinj të nxisin ndryshim duke bërë pyetje, duke menduar në mënyrë kritike dhe duke kuptuar rolin e tyre të rëndësishëm në formimin e një të ardhmeje të begatë dhe të suksesshme për veten dhe vendin e tyre.

News24 Livestream