Aksidenti në superstradën Lezhë-Shkodër, Policia jep detaje: 20-vjeçarja humb kontrollin dhe del nga rruga, ndërron jetë 73-vjeçari, plagosen tre pasagjerët

Policia ka dhënë versionin zyrtar të aksidentit të ndodhur në superstradën Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur “Dajç”. Burime zyrtare bëjnë të ditur se 20-vjeçarja F. B., ka humbur drejtimin e mjetit e si pasojë ka dalë nga rruga.
Nga përplasja e fortë, për fat të keq, ka humbur jetën 73-vjeçari I. K., pasagjer në mjet, si dhe janë lënduar dhe ndodhen në Spitalin Rajonal të Lezhës tre pasagjerët A.B. 53 vjeç, A.B. 43 vjeçe dhe O.B.19 vjeçe. Grupi hetimor ndërkohë vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Rreth orës 20:00, në aksin rrugor Shkodër – Lezhë, në vendin e quajtur “Dajç”, shtetasja F.B. 20 vjeçe, banuese në Shkodër, duke drejtuar automjetin tip “Renault”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij duke dalë nga rruga.
Për pasojë, ka ndërruar jetë shtetasi I.K. 73 vjeç, pasagjer në mjet, si dhe janë lënduar dhe ndodhen në Spitalin Rajonal Lezhë për mjekim edhe 3 pasagjerët e tjerë, shtetasit A.B. 53 vjeç, A.B. 43 vjeçe dhe O.B.19 vjeçe.
Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Artikuj të tjerë:
Flash News
17:49 / Pogradec, 13 vjeçari që u aksidentua nga polici, në gjendje të mirë
17:48 / Pogradec, është shpallur në kërkim punonjësi i policisë A.A.
17:47 / Aksidentoi të miturin dhe u largua nga vendngjarja,në kërkim polici
17:47 / Pogradec, 13 vjeçari që u aksidentua nga polici, në gjendje të mirë
17:47 / Pogradec, është shpallur në kërkim punonjësi i policisë A.A.
17:47 / Aksidentoi të miturin dhe u largua nga vendngjarja, në kërkim polici