Home > SHQIPËRIA

Aksidenti në Rrugën e Kombit/ Thellohet bilanci, shkon në dy numri i viktimave, humb jetën në spital edhe 25-vjeçari

Aksidenti në Rrugën e Kombit/ Thellohet bilanci, shkon në dy

Ka shkuar në dy numri i personave të cilët kanë humbur jetën në aksidentin e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Rrugën e Kombit.

Ka humbur jetën në spital edhe Xheku Logu, 20-vjeç, pasi nuk ka mundur t’i mbijetojë dot plagëve. Në vendngjarje, humbi jetën Andi Rrustaj, daja i Xheku Logut, 25 vjeç. Ata po udhëtonin në drejtim të Kukësit, kur makina e tyre ka dalë nga rruga dhe ra në humnerë.

Flash News

News24 Livestream