Home > SHQIPËRIA

Aksident në Tiranë, makina përplas këmbësorin dhe largohet nga vendngjarja. I plagosur një 41-vjeçar

Aksident në Tiranë, makina përplas këmbësorin dhe

Një 41-vjeçar ka mbetur i plagosur në një aksident mbrëmjen e sotme në Tiranë. Rreth orës 20:00, në rrugën “Siri Kodra”, një mjet me drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B. P., 41 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi B. P., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Flash News

News24 Livestream