Home > SHQIPËRIA

Aksident në Pogradec, motori përplaset me vinçin tek tuneli panoramik, plagoset drejtuesi

Aksident në Pogradec, motori përplaset me vinçin tek tuneli

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:30 tek tuneli panoramik në qytetin e Pogradecit.

Sipas informacioneve në aksident janë përfshirë një motor me një mjet tip vinç, (i cili ishte duke punuar në këtë zonë për heqjen e dekorit të festave) e për pasojë drejtuesi i motorit ka pësuar dëmtime ndërsa është transportuar në spitalin e Pogradecit jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Flash News

News24 Livestream