Home > SHQIPËRIA

Aksident në Fushë Krujë, makina del nga rruga, plagoset 18-vjeçari

Aksident në Fushë Krujë, makina del nga rruga, plagoset

Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në Fushë-Krujë. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:20.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet R. P., 18 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Golf” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Ndërkohë, i riu është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Flash News

News24 Livestream