Home > SHQIPËRIA

Aksident në aksin rrugor Lushnje-Rrogozhinë/ Kamioni përplas për vdekje një 70-vjeçar

Aksident në aksin rrugor Lushnje-Rrogozhinë/ Kamioni përplas

Një aksident me vdekje është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lushnje-Rrogozhinë.

Sot rreth orës 19:30, në aksin rrugor Lushnjë–Rrogozhinë, shtetasi G. G., 55 vjeç, duke drejtuar automjetin tip kamion “Volvo”, ka aksidentuar me pasojë vdekje një këmbësor rreth 70 vjeç, ende të paidentifikuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e viktimës.

Flash News

News24 Livestream