Home > SHQIPËRIA

Aksident me pasojë vdekje në Tiranë, automjeti përplas të moshuarin

Aksident me pasojë vdekje në Tiranë, automjeti përplas

Një aksident ka ndodhur në lulishten ‘’Artan Lenja’’ në Tiranë teksa një i moshuar ka ndërruar jetë.

Furgoni i mallrave ishte duke shkarkuar produkte ushqimore, kur gjatë një manovre kthimi pas aksidentoi një 80-vjeçar.

Ky i fundit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Rreth orës 13:00, në rrugën “Artan Lenja” në një lulishte, gjatë shkarkimit të disa produkteve ushqimore në një dyqan mjeti fugon me drejtues shtetasin R.O., 29 vjeç, duke kryer një manovër kthimi pas, ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar rreth 80 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të aksidentit.

News24 Livestream