Home > SHQIPËRIA

Aksident i rëndë në Rrogozhinë, përplasen tre automjete, tre të plagosur, mes tyre një fëmijë


Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Rrogozhinë. Mësohet se tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe tre persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre dhe një fëmijë.

Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Durrësit dhe sipas informacioneve të para janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Në vendngjarje ka mbërritur policia e cila po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë shpejtësia dhe lagështia në rrugë.

News24 Livestream