Home > SHQIPËRIA

“Agron Neza shumë i afërt i Azem Hajdarit”, Rama tregon marrëdhënien me “Personin A” dhe “Personin B” të dosjes “McGonigal”: Njëri ka punuar pranë meje pa pagesë

“Agron Neza shumë i afërt i Azem Hajdarit”, Rama tregon

Rama: Përfundimet e hetimit dhe fillimi i fazës tjetër të procesit ku hetuesit amerikanë kanë dorëzuar dosjen e hetimit të tyre nuk ka asgjë nga këto që thoni ju. Absolutisht asnjë konkluzion. Përmendjet lexojini mirë sepse aty nuk përmendet absolutisht një gjë e tillë, aty thuhet se çfarë thotë njeri dhe çfarë thotë tjetri. Ndërkohë që vetë hetuesit thonë një gjë tjetër, që hetimet kanë përfunduar, ka një të akuzuar për mosdeklarim dhe konflikt interesi në raport me mikun e tij shqiptaro-amerikan nga Tropoja, të cilin unë e kam takuar në takimin me të dhe me të cilin nuk kam pasur asnjë lloj lidhje tjetër përveç këtij raporti miqësor dhe këtyre shkëmbimeve krejtësisht pa asnjë interes tjetër me zyrtarin e lartë të FBI-së.

Agron Neza dhe Dorian Duçka nuk kanë punuar me ju?
Fola për zotin Agron, i cili e përsëris vjen nga Lëvizja Demokratike, shumë i afërt i të ndjerit Azem Hajdari, fis me Besnik Mustafajn, njerëz të nderuar pa diskutim, të cilin nuk e kam njohur më parë asnjëherë dhe me të cilin nuk kam shkëmbyer as letra, as interesa dhe asgjë tjetër, por e kam takuar vetëm në praninë e zyrtarit të lartë të FBI-së.
Për sa i përket personit tjetër ka qenë zv.ministër i Energjetikës në koalicionin e vitit 2013 dhe pastaj për një farë kohe ka punuar pranë meje pa pagesë.

Flash News

News24 Livestream