Home > SHQIPËRIA

Agjencia për fondet e donatorëve/ Basha: Po e valëvisni me krenari Ilir Beqaj si flamur të pandëshkueshmërisë. Dëshmi përqendrimit të pushtetit ekonomik në pak duar

Agjencia për fondet e donatorëve/ Basha: Po e valëvisni me

Gjatë fjalës së tij në seancë plenare, Basha u ndal edhe në agjencinë për fondet e donatorëve e cila do të drejtohet nga ish ministri Ilir Beqaj. Basha tha se po këtë vendim qeveria po valëvit, Beqajn si flamur të pandëshkueshmërisë c’ka sipas tij është një dëshmi e përqëndrimit të pushtetit ekonomik në pak duar.
“110 milionë euro që vitin tjetër do shkojnë për PPP-të, 51.2 milionë eurot që do shkojnë për luksin qeveritar, të shoqëruara me shpenzimet për agjensitë e Medias, atë të bashkëqeverisjes dhe atë për me menaxhimin e fondeve të donatorëve, që ia keni varur në qafë si mëlçitë ujkut, Ilir Beqajt.

Ilir Beqaj i check-up it dhe dhjetëra bëmave të tjera të korrupsionit madhor po e valëvisni me krenari të pashpjegueshme përpara shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve si flamur të pandëshkueshmërisë. Kripë në sytë e tyre duke dëshmuar se nuk jeni këtu për t’u shërbyer qytetarëve dhe nevojave që ata kanë, por interesave tuaja dhe të klientëve tuaj.

Një përqëndrim politik dhe ekonomik i pushtetit që centralizon çdo aktivitet dhe e vendos në kontroll të pak njerëzve, që shpërfill qytetarin dhe vlerëson klientin e pushtetit, qoftë ky oligark, apo përfitues i vogël partiak që punësohet në struktura të krijuara ad hoc për të kapur çdo hapësirë publike e për ta përdorur si hambarë të interesave politike.

Prandaj pensionistët, shumica dërrmuese e të cilëve nuk do të mbijetonte dot pa mbështetjen e familjarëve apo fëmijëve në mërgim, goditen me indeksimin e vobektë që nuk arrin dot nivelin e rritjes së çmimeve.
Për të njëjtat arsye shtresat në nevojë, që braktisja në kohë pandemie bëri që të shtohen dhe varfëria e tyre të thellohet, do të kenë tre herë më pak fonde se ato që do të marrin një grusht njerëzish me ato 110 milionë euro që do të shkojnë për PPP.

Prandaj fermerët, produktet e të cilëve do të kalben bashkë me shpresat për të punuar ndershmërisht tokën e tyre, do vijojnë të marrin zero mbështetje, pasi paratë do t’i çojnë në koncesione.”- tha Basha, ndërsa theksoi ulja e TVSH-së për produktet e shportës është në ndihmë të bashkëqytetarëve.
“E po ashtu të gjithë bashkëqytetarët tanë që luftojnë çdo ditë me koston e papërballueshme të jetesës, me çmimet e rritura të ushqimeve, energjsë dhe karburantit, nuk do të kenë mundësi të gjejnë një lehtësim nga ulja e tvsh-së për produktet e shportës nga 20% në 6% që ne propozojmë, sepse paketa fiskale që shoqëron këtë buxhet, nuk është për qytetarët, dhe as nuk pasqyron hallet dhe nevojat e tyre, por pasqyron grykësinë e qeverisë, të shtetit më të korruptuar në rajon e në Europë.

Dhe kjo grykësi pasqyrohet në vendimet e pamoralshme dhe të çoroditura që kjo qeveri ndërmerr, të cilat reflektojnë shkëputjen nga interesat e shumicës dërrmuese të qytetarëve.

Sepse kur nevoja e tyre është të paguajnë çmime më të ulëta për karburantin, shumë ndryshe nga sa bëri pak ditë më parë qeveria e Maqedonisë së Veriut, e cila uli çmimet e tyre, ky grup të korruptuarish dhe të paaftësh jo vetëm që nuk ul taksat që e bëjnë naftën që shqiptarët paguajnë ndër më të shtrenjtat në Europë, por vendos të godasë familjet dhe konsumatorët duke rritur me 6 lekë akcizën e gazit.
Ndërsa nga ana tjetër, po e njëjta qeveri që ngre akcizën e gazit, që mban taksën Rama prej 240 lekë për litër mbi karburantin, që refuzon uljen e TVSH-së për produktet e shportës, që u ngre fermerëve TVSH-në e inputeve bujqësore, vendos të ulë taksën e karburantit për klientët nga 65 lekë në 40 lekë për litër.
Pra jo 65 lekë për litër, siç deklaronin pak ditë më parë, por 40 lekë për litër.

Duke treguar qartë se edhe në kohë krizash, edhe në kohë të vështira për familjet dhe sipërmarrjet shqiptare, prioritet nuk kanë interesin tuaj, por interesat e tyre dhe të klientëve të tyre.”- u shpreh Basha.

Flash News

News24 Livestream