Home > SHQIPËRIA

“8 janari”/ Gazment Bardhi mbërrin në Prokurorinë e Tiranës, Basha dëshmon në mesditë

“8 janari”/ Gazment Bardhi mbërrin në Prokurorinë e

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi ka mbërritur në Prokurorinë e Tiranës, ku do të japë shpjegime para prokurorëve Elio Mazreku dhe Elisabeta Imeraj, kjo e fundit drejtuese e Prokurorisë së kryeqytetit. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Bardhi do të japë shpjegime për gjithçka ka ndodhur brenda PD-së teksa mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha sulmonin selinë e PD. Bardhi duhet të japë shpjegime dhe për personat e dyshuar se përdorën dhunë brenda selisë së PD si dhe për lëndët e përdorura.

Ai është proceduar penalisht nga prokuroria për veprat penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse dhe radioaktive” dhe “Stërvitja për prodhimin dhe përdorimin e paligjshëm të armëve e lëndëve të tjera të rrezikshme”.

Nëse Prokuroria e Tiranës konstaton që deputetët kanë përgjegjësi penale për cilëndo vepër janë të detyruar të konstatojnë moskompetencën dhe t’ia kalojnë çështjen SPAK.

Po kështu Kryedemokrati Basha është thirrur të dëshmojë sot në prokurori, si person që ka dijeni për atë çka ka ndodhur brenda selisë së PD-së më 8 janar. Ai është ftuar që të shkojë në prokurori në orën 12:00.

Flash News

News24 Livestream