Home > SHQIPËRIA

28 apo 29 Nëntori?/ “Debat folklorik nga i cili nuk fitojmë asgjë”, Gjekmarkaj: Ndarja e politikës mbi këtë çështje pas 32 vitesh demokraci, mungesë serioziteti

28 apo 29 Nëntori?/ “Debat folklorik nga i cili nuk fitojmë

Deputeti Agron Gjekmarkaj, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 ka folur mes të tjerash në lidhje me debatin që është bërë në vite në lidhje me datën e çlirimit të vendit.

Ai u shpreh se ky është një debat folklorik nga i cili shqiptarët nuk fitojnë asgjë.

Sipas tij data më e rëndësishme është çlirimi i kryeqytetit të vendit, ndaj një kompromis i mirë mund të ishte 17 nëntori, datë kur u çlirua Tirana.

Gjekmarkaj shprehu keqardhjen që pas 32 vitesh demokraci, politika është e ndarë në lidhje në lidhje me këtë çështje.

Pjesë nga dikutimi në studio: 

Gjekmarkaj: Gati 32 vite por në bazë është një manipulim ideologjik. Edhe komunizmi manipuloi me datat, edhe në demokraci bëmë të njejtën gjë.
Ajo që dukej e përkohshme u bë e përjetshme të paktën për jetën tonë. Debat folklorik pa bukë, nuk ndihmon shqiptarët të ndërtojnë diçka mosdakordësie për datat. E gjitha ka ardhur për arsye ideologjike. Mesa ka m lexuar, i besoj librit “Rrno për me Tregue” të At Zef Pëllumbin që thotë gjermani i fundit u largua nga Shkodra më 28 nëntor. Detaj piktoresk dhe komunistët ndryshuan datën për të përkuar me një datë të Jugosllavisë, në të kohë në aleancë. Themelore për mua është dita kur çlirohet kryeqyteti i vendit. Mund të ishe një datë kompromisi 17 nëntori. Debati s’na ndihmon të shkojmë askund.Shoh që partitë politike shkojnë të ndara në këtë festë dhe kjo është mungesë serioziteti në 32 vite demokraci”, tha ai.

Si e gjen ky përvjetor shtetin shqiptar?

Gjekmarkaj: Duhet të jemi realist e të bëjmë një bilanc pa emocione. Vitet e lirisë kanë qenë më të mirat për shtetin shqiptar, ka qenë koha e shqiptarëve nga 1990 deri tani.

U rikthye shteti i së drejtës dhe shteti ligjor. Shqipëria anëtare e NATO-s, dikur ishte një ëndërr. Kemi kaluar disa etapa, në procesin e integrimit kemi bërë një hap më tej. Arritje makro për botën shqiptare. Kosova fitoi pavarësinë. Shqiptarët e Maqedonisë sot kanë gjysmën e qeverisë. Në Malin e Zi kemi kryeministër shqiptar. Në makro bota shqiptare po gjen veten.

Nëse hyjmë në realitetet mikro e dinamikat e përditshme, ka vend për keqardhje sepse shqiptarët ikin nga Shqipëria. Po bie koncepti i lirisë. Liria është gjithmonë në treg. Përballë saj janë një sërë faktorët ekonomik. Në 1913 është një artikull i rëndësishëm i Gjergj Fishtës: Është bërë Shqipëria duhen bërë shqiptarët. Kjo mbeti moto për gjithë kohën më pas.

Shqiptarët sot janë të çliruar nga disa dogma dhe patetizmi, janë më realist dhe ata që e duan Shqipërinë e duan kështu siç është, jo nga legjendat dhe folklori, por nga vetëdija dhe mënyra se si jetojnë në këtë vend. Kjo është mënyra moderne e atdhedashurisë.

Flash News

News24 Livestream