Home > Rrugëtim me Anilën Lajmet

Xheni Karaj flet për planet e një fëmije me partneren e saj

Xheni Karaj, aktivistja e komunitetit LGBT ka shprehur hapur dëshirën për të patur një fëmijë me partneren e saj, Livia. E ftuar në emisionin “Rrugëtim me ANilën” në Neës24, Karaj u shpreh se në planet e saj është sjellja në jetë e një fëmije përmes inseminimit artificial.

“Po mendojmë nëse duam të bëjmë fëmijë apo jo, kemi dy mikeshat tonat që janë bërë me fëmijë nëpërmjet fekondimit artificial dhe e shohim që kanë dy vaja të bukura dhe kur shoh lumturinë që po na sjellin ato të katërta... Mendoj se duhet t’i kalojmë këto frikërat tona se fëmijët në të ardhme mos bullizohen. Kam kuptuar që njerëzit kanë menduar që ne jemi kundër familjes. Nuk e kuptojnë dhe prandaj është e rëndësishme që të ketë modele në shoqëri. Si është dhe me rastin tim konkret, kur e panë që nuk kisha brirë dhe isha njeri normal e kuptuan dhe thyen steriotipet. E njëjta do të ndodhë dhe familjet “ylber’ si i thonë jashtë, në momentin që njerëzit njihen, kanë informacion  që nuk ka asgjë ndryshe nga familjet e tjera ndryshon dhe mendimi i tyre. Në botën perëndimore studimet tregojnë që kur prindërit LGBT rrisin fëmijët nuk ndikojnë në orientimin e tyre seksual.”- u shpreh Xheni.

Xheni Karaj flet për planet e një fëmije me partneren e saj

 

 

News24 Livestream