Home > Rrugëtim me Anilën Lajmet

“Rrugëtim me Anilën”/ Si t'i përdorim mediat sociale për të pasur sukses në profesion?

Blogerët dihet botërisht për përmasën e ndikimit që kanë jo vetëm në jetën sociale, në përditshmërinë e tyre, e jo vetëm, por edhe në profesionet që i identikojnë në të vërtetë.

Kështu, në puntatën e sotme të “Rrugëtim me Anilën”, paneli i të ftuarve përballë moderatores Anila Çela u mbush me personalitete dhe influencers të ndryshëm shqiptarë që dhanë mesazhin e fuqishëm për rolin që ata kanë në transformimin e stilit të jetës së ndjekësve, por jo vetëm. Julian Duraj me profesion stomatolog, Iva Kalemi moderatore dhe Redon Xhyli fotograf folën për efektin që profili publik dhe ndjekësit e duhur ndihmojnë që të rritesh edhe profesionalisht.

Nga stomatologjia tek moderimi në televizion, të tri protagonistët në studio folën që menaxhimi i profileve të tyre në rrjetet sociale u kanë sjellë jo pak benefite në profesionin e tyre.

News24 Livestream