Home > Rrugëtim me Anilën Lajmet

“Rrugëtim me Anilën”/ Nga destinacionet turistike për fundjavën tek rrëfimi i Rubin Zunës, i vetmi akrobat i mbetur në Cirkun e Tiranës që prej krijimit

“Rrugëtim me Anilën”/ Nga destinacionet turistike për

Studioja e argëtimit dhe lajmit soft në News24, do të sjellë këtë të premte në “Rrugëtim me Anilën” detaje interesante nga protagonist dhe të ftuar special në studio.

Në pjesën e parë të emisionit, do të jetë e ftuar Anila e “Autoktonus”, për një profil ndryshe të angazhimit të gazetares në “Autoktonus”.

Më pas, një intervistë interesante me Rubin Zunën, akrobatin e cirkut të Tiranës që ka qenë pjesë e këtij cirku që kur ishte pesë vjeç, e praktikisht që prej themelimit të këtij institucioni artistik.

E mandej, si në prag fundjave, kush nuk do të donte gati disa sugjerime të vlefshme për destinacionet ideale turistike për t’u frekuentuar këtë të shtunë e të diel? Pushime në çift apo vetëm, me shoqërinë apo familjen, zgjidhje ka plot, vende po ashtu!

Beri Alla sjell në studion e “Rrugëtim me Anilën” disa alternativa turistike të vlefshme për të gjithë ju!

News24 Livestream