Home > Rrugëtim me Anilën Lajmet

'Lamtumirë Agim Krajka', Edmond Zhulali: Pikë referimi për të gjithë artistët

Kompozitori i njohur Agim Krajka është ndarë nga jeta në moshën 83 vjeçare.

Agim Krajka u lind në Kavajë, më 3 maj 1937, në një familje me origjinë dibrane. Babai i tij luante në disa instrumente muzikore, si violinë, mandolinë, fizarmonikë. Dashuria dhe pasioni për muzikën tek Agimi lindën që në fëmijëri, të cilën ia ushqeu edhe vetë i ati.

Sot në emisionin “Rrugëtim me Anilën” profesor Edmond Zhulali foli për profesor Agimin duke e qujatur një artist të madh dhe të rrallë.

“Hera e fundit që jemi takuar unë kam qenë me bashkëshorten time dhe profesor Gimi ka qenë me bashkëshorten e tij. Unë kam patur shumë afeksion për të dhe ai për mua, gjithmonë kur takoja profesor Agimin kisha një respekt dhe dashuri shumë të madhe pasi ai  ishte frymëzim për shumë artist me krijimtarinë e tij, këngët e Agimit nëpër festival priteshin me një dashuri të madhe se edhe për kohën që jetoj nuk ishte e lehtë të kaloje ato pengesa e të bëje ato këngë ritmike që mund të quheshin shumë moderne për kohën. Të gjitha ato u bënë fal një talenti shumë të madh. Ishte një frymëzues, një pikë referimi për të gjithë artistët”- u shpreh Zhulali

 

News24 Livestream