Home > Rrugëtim me Anilën Lajmet

“Gjirokastra ditën dhe natën”, si po e promovojnë ndryshe turizmin dy balerinët e njohur shqiptar, flasin në “Rrugëtim me Anilën”

Baleti dhe trashëgimia kulturore bëhen bashkë këtë herë në një projekt të vetëm!
 
Arti i të gjitha zhanreve është një trampolinë fantastike për të promovuar turizmin në vend, por jo vetëm!
Dy balerinët e njohur të skenës shqiptare, Enada Hoxha dhe Gerd Vaso kanë gjetur një mënyrë krejt origjinale për t’i dhënë “jetë” projektit të tyre duke vendosur në themel të promovimit të turizmit në qytetin e bukur të Gjirokastrës, pikërisht baletin dhe lëvizjet skenike.
 
Primabalerina e TKOB-it u shpreh në lidhje me këtë projekt se: "Në Dhjetor, kemi bërë pesë video ku prezantojmë Tiranën dhe në vazhdimësi do të promovojmë zonat e UNESCO-s. Jemi mësuar të shohim zona të ndryshme të Shqipërisë por ne kemi menduar ta sjellim ndryshe. Muzikën këtë radhë e kemi zgjedhur të luajtur me Dj. Kemi zgjedhur dhe muzikën italiane pasi prej kohësh ambasada italiane ka përkrahur turizmin në Gjirokastër.

Kemi përzgjedhur Gjirokastrën e xhiruar ditën dhe natën, pasi ai është një qytet që vizitohet çdo ditë e më shumë nga turistët”, tha Enada.

Enada tregoi se xhirimet i kanë zhvilluar në katër zona mjaft të veçanta të Gjirokastrës.

News24 Livestream