Home > Real Story Lajmet

Trafiku i drogës Shqipëri-Itali/ A do të “fundoset” Saimir Tahiri? Ish-prokurori: Nëse nga hetimi provohet që…

Trafiku i drogës Shqipëri-Itali/ A do të “fundoset”

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari tha se është shumë shpejt për të thënë nëse dosja e trafikut të drogës Shqipëri-Itali mund të ndikojë tek ish-ministri Saimir Tahiri, duke shtuar se duhen pritur provat nga organi i akuzës.

Duke folur në emisionin “Frontline” në “News 24”, Hajdari u shpreh ndër të tjera se duhet parë në dy ish-shoqëruesit e Saimir Tahirit kanë pasur bashkëpunim me ish-ministrin e Brendshëm.

Nuk e dimë sa ndikim mund të ketë dalja e ish-shoqëruesve te Saimir Tahiri në dosjen e trafikut të drogës. Është shpejt, ato akoma nuk kanë dhënë shpjegimet e tyre. Do të shikojmë çfarë provash ka prokuroria për to dhe sigurisht do të pyeten edhe ato. Duhet parë nëse ato kanë pasur bashkëpunim me ish-ministrin e Brendshëm. Duhet të presim të qartësohen gjërat gjatë hetimit, është gabim i madh të mbajmë krah tani. Ato persona akoma nuk janë arrestuar, nuk janë pyetur. Deri më tani, prokurorët kanë paraqitur para gjykatës ato prova për të marrë masën e sigurisë, por ato presin prova nga përtej Atlantikut. U nxor tani, pasi tani erdhën materialet nga Italia. Prokuroria nuk punon me plane. Deri më tani dimë që kemi zyrtarë të përfshirë në trafik droge. Nëse nga hetimi provohet që këto zyrtarë kanë lidhje me politikanët, sigurisht që mund të kemi edhe këta të fundit të përfshirë. Kjo është një tronditje e madhe”, tha ai.

Ish-prokurori shtoi se që kur SHBA shpalli “non grata” Sali Berishën çdo emër zyrtari që do të dalë në dosje do të jetë normale.

Tani njerëzit në Shqipëri e kanë marrë seriozisht, është shtuar frika për zyrtarët e shtetit që janë të ekspozuar. Edhe nëse rregullojnë ca punë këtu në fshatin tonë, punët prishen kur droga kalon përtej detit dhe dosja të vjen nga atje. Nga momenti kur SHBA shpalli ‘non grata’ Berishën dhe familjen e tij, pas këtij rasti çdo emër zyrtari që do të dalë në dosje, do të jetë normale. Mos harroni që Berisha është i pushtetshëm, dhe të tjerët para tij do të duken normal. Shpallja e tij ‘non grata’ ishte lajm i papritur, por për mendimin tim SHBA i bën veprimet në kohën e duhur, vendin e duhur. Është një moment shumë i rëndësishëm për Shqipërinë. Ne duhet të fuqizojmë shumë Ministrinë e Bujqësisë dhe Turizmit, në mënyrë që të kuptojnë se me hashashin nuk kanë asnjë të mirë, por të mirat i sigurojnë nga bujqësia, blegtoria, mjalti, etj“, tha Hajdari.

News24 Livestream