Home > Real Story Lajmet

Të rinjtë në politikë, Roland Lami: Futen në politikë për karrierë, priren të imitojnë liderin

Të rinjtë në politikë, Roland Lami: Futen në

Analisti Roland Lami, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, deklaroi se të rinjtë përshtaten në mënyrë të frikshme me partitë ekzistuese.

Lami thekson se të rinjtë më së shumti hyjnë në politikë, për të bërë karrierë.

“Të rinjtë nuk po hyjnë në politikë që të modernizojnë partitë politike. Të rinjtë priren të imitojnë liderin, me qëllim që të katapultohen shpejt në karrierë.  Të rinjtë në Shqipëri në tërësi nuk kanë krijuar ndonjë fraksion.

Të rinjtë e shohin politikën si zonë, ku mund të kapet diçka me vlerë me kohë të shkurtër. Partitë me emra rinovohen, por në thelb mbeten po ato. Të rinjtë duhet që të angazhohen më fort, ka përshtatje të frikshme”, u shpreh Lami.

News24 Livestream