Home > Real Story Lajmet

Shkarkimi i Metës/ Vasjari: Presidenti mori në duar gjatë zgjedhjeve flamurin e LSI

Shkarkimi i Metës/ Vasjari: Presidenti mori në duar gjatë

Analistët Arian Vasjari dhe Fatos Lubonja, të ftuar në “Real Story”“News 24”, komentuan zhvillimet e fundit politike në vend. Ata u ndalën tek nisma e deputetëve të Partisë Socialiste për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta dhe rolit të këtij të fundit në fushatën që lamë pas. Sipas Vasjarit, Meta ishte i përfshirë në fushatë, e mbajti në duar një flamur, që ishte ai i LSI.

“Është lehtësisht e konstatueshme, ka një ferment antimetist të gjësë, është ferment që nuk është vetëm tek mazhoranca, por është një ferment i cili po na rishfaqet edhe tek faktori ndërkombëtarë. Po na shfaqet një ferment që izolon Metën edhe në opozitë.

Ka zëra brenda PD që e kanë mbajtur të fshehur, por e kanë nxjerrë në sipërfaqe, e kanë parë si anormale që në 2009, për shkaqe që kuptoheshin sepse ishte Berisha. LSI përveç distancës së madhe, konceptuale që ka, duke qenë se në zgjedhje, flamuri të LSI, sepse PD ishte një flamur në vete, e mori Presidenti, përmes një ligjërimi që sipas PD e ka dëmtuar këtë të fundit. Ishte ligjërim agresiv. Ai mbajti në dorë një flamurë të qartë pale, që ishte e LSI. Shoqëria në një moment u tremb, është një gjuhë që shkakton frikë”, u shpreh Vasjari.

Analisti Fatos Lubonja është i mendimit që Presidenti Meta nuk po largohet nga presidenca, për arsye se mendon që zgjedhjet kanë qenë të trukuara. Ai u shpreh pro largimit të tij, vetëm nëse në krye, vendoset një President i zgjedhur nga qeveria aktuale, por edhe opozita e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit.

“Opozita duhet të ndajë. Kanë qenë zgjedhje të ndershme, apo të vjedhura nëpërmjet krimit, policisë. Ilir Meta mendoj që nuk ikën sepse ka pretendimit se zgjedhjet janë të trukurara dhe kërkon të ketë drejtësi. Ai do të tregojë që këto zgjedhje nuk tregojnë vullnetin e popullit. Në këtë situatë, a mundet Shqipëria me këto situata që ka, ndërkombëtarët që ka, do të bëjë këto verifikime dhe do të kthehet siç kthehet Austria, për dy qendra votimi e kërkojnë rinumërim, kjo është gjëja.

Opozita ka gjetur rrugë të mesme. Ai kërkon zgjedhje, tha do të iki, nëse fiton ndershmërisht. A do të pranojnë këta që zgjedhjet janë të ndershme? PD ka zgjedhur një rrugë të dyfishtë, ambige, këtu mbështetet më i forti. Në këtë kontekst, një PD që kishte dalë me tezën që me Edi Ramën s’ka zgjedhje të lira, hyri në zgjedhje. Jemi drejt nënshtrimit të kësaj situate. Për mua zgjedhjet e 2013 kanë qenë më të rregullta, se këto zgjedhje. Unë mendoj që nëse duam unitet, hajde të fillojmë nga e para, me këta deputetë që janë, kur të vijë puna edhe me Ilir Metën, të zgjidhet një president, që s’do të jetë i Edi Ramës”, tha Lubonja.

Flash News

News24 Livestream