Home > Real Story Lajmet

Përjashtimi i Berishës nga grupi parlamentar, Ngjela: Basha tregoi që interesi i Shqipërisë është më primar se ai personal

Përjashtimi i Berishës nga grupi parlamentar, Ngjela: Basha tregoi

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në emisionin “Real Story” “News 24”, komentoi zhvillimet e fundit brenda kampit demokratik, ku lideri shpirtëror i PD, Sali Berisha u përjashtua nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Ngjela nënvizoi se me vendimin e marrë, kryedemokrati Lulzim Basha tregoi se interesi i Shqipërisë është më i madh se ai personal.

“Lulzim Basha tha nuk e pranon Amerika. Basha tha e kemi larguar nga grupi sepse nuk e pranon Amerika. Kur ka një ndeshje të tillë, është interesi i Shqipërisë e para dhe i Saliut e dyta. Interesi i Shqipërisë janë SHBA-të. Interesi i SHBA nuk pranon Saliun dhe ai i shqiptarëve nuk pranon Saliun. Kemi në përplasje dy interesa. Interesi i Shqipërisë që është për Amerikën se i ka dhënë një shtet të plotë dhe e ka mbrojtur në të gjithë situatën.

Amerika tha që juve që ju kam partnerin kryesor si Izraelin. Kemi rastin italian, e kryeministrit atje që tha që fakti që interesi im është të qëndroj, por i Italisë është të largohem, zgjedh këtë të fundit. Basha duhet të kalonte të gjithë partinë e tij në sistem anti-amerikan. Basha ka luajtur për interes të Shqipërisë. Basha ka thënë si personaliteti italian. Berisha nuk ka frymë radikale në parti, unë atje kam qenë. Berisha kërkon të ketë parti anti-amerikane, po Basha do të japë dorëheqjen? Po politika amerikane çdo të thotë? Mbaje mend nesër, do të thotë kush është me parimin e SHBA-ve do të vazhdojë këndej”, tha Ngjela.

News24 Livestream