Home > Real Story Lajmet

Partitë e vogla në zgjedhje/ Lami: Nuk mund të sillesh si makro, kur je mikro

Në studion e emisionit e emisionit “Real Story”, në “News 24”, po diskutohet për partitë e vogla që morën pjesë në zgjedhje, e që nuk siguruan as një mandat deputeti. E tillë është partia Nisma Thurje, që në studio, përfaqësohet nga eksperti i ekonomisë Pano Sako. Ky i fundit, tregoi të gjitha hapat që partia që ai përfaqëson do të bënte nëse do të kishte 2 apo 3 deputetë në Kuvend. Sakaq, eksperti i politikës, Roland Lami, ilustroi hapat që duhet të ndjekë një parti e vogël, për të grumbulluar më së shumti vota, e pse jo, të sigurojë mandate.

Pano Sako: Ne me 10.200 votat tona, mund të nxirrnim një deputet në rang kombëtar. Duke hapur këto vegla, ne arrijmë të përforcojmë demokracinë. Ne duam një president të zgjedhur nga populli, e që ka tragetin për të përfaqësuar popullin. Këto kishim menduar, për të qenë ndryshe, e jo të zakonshmit. Oferta jonë ishte e ndryshme. Ne mbledhjen e firmave e bëmë për ndryshimin e sistemit. Përmbajtja është e vështirë për të depërtuar. Këtu vetëm forma shet, ne do mbështillnim një përmbajtje që të bënim të shitshme përmbajtje. Tek ne ofrohet formë, jo përmbajtje, fitojnë vota me formë.

Roland Lami: Partitë e reja nuk dinë të qasen në rrjete sociale. partitë kryesore kanë më shumë para të shpenzuara në rrjete sociale. Po të shohësh qëllimin se përse janë ngritur rrjetet sociale, të shohësh se si analizohen rrjetet sociale nuk kanë një raport me audiencën. Rrjetet sociale nuk janë ndërvepruese këtu tek ne. Po të shohësh si e shfrytëzojnë rrjetet sociale partitë në Perëndim është diçka tjetër, ka sondazhe, targetim. Edhe edhe, pse Pano nxirrte ato analizat e thjeshta. Ja një element, është mangësi. Mendoj që po bëjmë një konsulencë falas. Elementi i dytë që u tha këtu për çështjen e identitetit. Nisma Thurje lëviz me dy kahe të ndryshme, e para është struktura, që është interesante. Pra nuk mjafton t’i thuash njerëzve që ç’po ndodh, por çfarë programi ke. ju thoni do të ndryshojmë Sistemin Zgjedhor, nuk e ndryshon dot, s’keni numra. Thoni që klasa e vjetër t’i nënshtrohet burgut, nuk ke mekanizma ta bësh. Thua do të depolitizoj administratën, s’e bën dot. Nuk hy me kauza makro, kur je parti mikro.

Pano Sako: Ne do të merrnim projektligje të gatshme. Ne gjuanim tek misioni jonë legjislativ, ne ia kërkuam votën qytetarëve për të çuar disa ligje që do t’i propozoja në parlament. Unë si Pano do të isha i lumtur nëse partitë e tjera nuk e kalonin, do të më thoshin s’e duam ligjin për referendumin. A do të kisha zë në parlament, do të isha protagonist. Unë e mirëpres betejën në parlament, ne u munduam të ndërtonim një skemë në mënyrën se si do funksiononin gjërat tona. Ne këtë plan kishim, të futeshim 2, 3 persona në parlament, ne çuam kodin elektoral dhe e bëmë çështje kombëtare, ne kështu menduam t’i bënim gjërat. Ne ende atë program keni.

News24 Livestream