Home > Real Story Lajmet

Nisma për shkarkimin e Presidentit/ Arben Pëllumbi: Theu edhe heshtjen zgjedhore

Nisma për shkarkimin e Presidentit/ Arben Pëllumbi: Theu edhe heshtjen

Sekretari Organizativ i PS-së Arben Pëllumbi dhe juristi Jordan Daci, të ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” diskutuan për nismën e maxhorancës për shkarkimin e presidentit Meta.

Arben Pëllumbi theksoi se presidenti ka shkelur edhe heshtjen zgjedhore, ndërsa juristi Jordan Daci vlerësoi se shkeljet e kreut të shtetit janë të lehta e se Kushtetuesja mund të mos marrë vendim për çështjen.

Arben Pëllumbi: Presidenti që kur ka hyrë në zyrën e tij ka mbajtur një qëndrim, që ka kaluar në disa procese. PS thjesht po hedh në tryezë atë që të gjithë kemi parë. Presidenti ka një kornizë kushtetuese, sipas së cilës duhet të veprojë. Kreu i shtetit ka nisur të dalë nga pozitat e tij kushtetuese, duke mbajtur qëndrime që cenojnë rëndë Kushtetutën e vendit dhe janë objekt për shkarkimin e tij. Meta shkeli edhe heshtjen zgjedhore.

Jordan Daci: Unë mendoj se që kur Meta u zgjodh president, marrëdhëniet mes Presidencës dhe qeverisë nuk do ishin ato që duhet të ishin mirë. Që kur Meta u bë president ishte test, se kur do na çonte, askush nuk do e dinte. Nuk kishte ndodhur ndonjëherë që presidenti të mohonte një ministër, por s’mund të dekretojë çdo ministër. Ka shumë arsye pse presidenti e kthen, por të pakufishme nuk mund të jenë.

Në akuzat e presidentit ndaj SHBA, unë mendoj se ose presidenti ose ambasadorja duhet të qëndrojë, të dy nuk bën. Shkeljet e presidentit për mua janë të lehta dhe jo të rënda. Përpjekja për ta lidhur me ngjarje të caktuara me ato që thotë presidenti, është fanta-shkencë. Kushtetuesja mund të mos marrë vendim.

News24 Livestream