Home > Real Story Lajmet

Berisha non grata nga SHBA/ Erl Murati: Çdo politikani të korruptuar t’i konfiskohet pasuria

Politilogu Roland Lami dhe kryeredaktori i Gazetës Shqiptare Erl Murati kanë diskutuar në emisionin “Real Story” në “News 24” në lidhje me faktin që SHBA shpalli non grata ish-kryeministrin Sali Berisha.

Lami theksoi se e vetmja shpresë e Shqipërisë mbetet faktori ndërkombëtar, ndërsa Murati vlerësoi se çdo politikani të korruptuar duhet t’i konfiskohet pasuria.

Roland Lami: Unë mendoj se qëndrimi i SHBA justifikohet. Berisha e ka mbyllur procesin e pushtetit që më 2013. Pse tani? Kjo sepse fillimisht kemi reformën të investuar nga SHBA e shpresat janë tek SPAK, si në Rumani e Kroaci. Mirëpo, reforma ka gjetur edhe një kontekst shqiptar. SPAK merret vetëm me peshqit e vegjël. Tjetër ndodhi është se PD nuk njohu zgjedhjet. Së treti, në PD ka një zhvillim, një nxitim të frikshëm që të mbyllet gara dhe të legjitimohet Basha, e kjo mund të ndodhë sepse është kapur peng nga Berisha ose nuk mendohet ndryshe si mund të funksionojë PD. E vetmja shpresë e Shqipërisë mbetet faktori ndërkombëtar.

Erl Murati: Berisha është njeriu simnol i historisë së politikës së tranzicionit shqiptar. Berisha është ai që konsiderohet si peshk i madh në vend. Berisha pra dyshohet si peshk i madh dhe ky është hap i rëndësishëm. Sali Berisha nuk është politikani i parë që akuzohet nga SHBA, janë edhe disa të tjerë, madje edhe nga PS. Për mua, drejtësi është kur pasuria e politikanëve t’i konfiskohet dhe t’i kthehet popullit shqiptar. Unë uroj që çdo politikani të korruptuar t’i konfiskohet pasuria. Sigurisht, që është vendim i fortë politik.

Pse ndodh tani? Vërtetë që Berisha është tërhequr nga PD, por përpara dy vitesh, mbledhjet e Partisë Demokratike mbylleshin me fjalët e tij. Berisha ka pasur qëndrime edhe të ndryshme nga SHBA. Për të dalë nga parlamenti PD, e ka thënë i pari Sali Berisha. Berisha ka thënë se zgjedhjet me Ramën kryeministër nuk fitohen. Për reformën në drejtësi, në momente të caktuara, Berisha ka atakuar mënyrën si është bërë reforma.

Flash News

News24 Livestream