“Bashkohemi në një aleancë”/ Pollo: Shumica është me ne, Nazarko: Meta, i detyruar të futej në lojë. Minxhozi: Foltorja krijoi frymë, por me 8 janar nuk kishte demokratë

Zhvillimet e fundit në vend si dhe zgjedhjet që pritet të mbahen më 6 mars për 6 bashkitë në vend kanë qenë në fokus të debatit në emisionin “Real Story” në News 24.
Sipas Genc Pollos, pas armiqësisë së rritur më 8 janar ndaj Bashës demokratët do të bashkohen në një aleancë të vetme për zgjedhjet lokale.
“Në 8 janar godinën e mbajti Bashën, armiqësia e bazës ndaj Bashës është më e madhe. Ata do të kuptojnë se do të bashkohen rreth një aleance dhe nëse shumica është me Foltoren do llogaritet”
Sipas analistit Shpëtim Nazarko Meta mori vendimin për zgjedhjet pasi ishte i detyruar të futej në lojë.
“Meta që bëri këtë zgjidhje e bëri se ka qenë i detyruar të futet në lojë. Opozita duhet të vinte të bëntë këtë diskutim kur të ishte e gjithë bashkë. Opozita edhe kur është e gjitha bashkë bën sa PS-ja. Këta janë 4 copa. Këta po luajnë vetëm për vendin e dytë. Nuk ka mundësi. Mësoni disa llogari elementare njëherë. “
Nga ana tjetër, analisti Skënder Minxhozi teksa foli për atë që prodhoi 8 janari u shpreh se në protestë nuk kishte njerëz dhe demokratë.
“Ndodhemi në një situatë ku Basha ka shkuar në fund fare. Besoja se Berisha do ta kishte shumë të lehtë ta merrte PD-në sepse Foltorja po krijonte një frymë dhe pritshmëri. Kanë ndodhur 2 fenomene: është ridimensionuar pesha e lëvizjes së nxiti Berisha. Në 8 janar nuk kishte njerëz. Nga kjo përplasje Berisha nuk e mori dot selinë ndërsa Luli e mbajti atë. Po të ishte det me njerëz nuk kishte FNSH që hynte. Masa e vogël e njerëzve përcaktoi sjelljen e Bashës dhe FNSH-së”.
Artikuj të tjerë:
Flash News
18:21 / Dimal, rrufeja godet dhe djeg shtëpinë, vetëm dëme materiale
18:20 / Rrufeja godet dhe djeg shtëpinë në Drenovicë të Dimalit
17:32 / MSH: 551 persona të shëruar nga Covid-19 në 24 orë
17:31 / MSH: 712 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit
17:30 / MSH: 2 humbje jete nga Covid-19 në 24 orët e fundit
17:25 / MSH: Në spital po marrin trajtim 21 pacientë me Covid-19