“Basha, një alternativë ndryshe në 30 vite demokraci”/ Gjekmarkaj: Ky është vetëm fillimi! Shtresa të shoqërisë që kishin vite te larguara po kthehen në PD

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj është shprehur se nëse Basha vazhdon në këtë betejë me forcë, duke qenë transparent, reflektues për t’u ndarë nga e kaluara për të sjellur teza moderne, do të jetë njeriu më i mbështetur nga demokratët në pak muaj.
I ftuar në “Real Story”, Gjekmarkaj u shpreh se ka qenë një nga njerëzit më kritikë të Bashës dhe fakti që ai tani mendon se duhet të jetë njeri i afërt me të tregon reflektim.
A mundet Basha të fitojë mbi Berishën në PD?
“Nëse Basha vazhdon në këtë betejë me forcë, duke qenë transparent, reflektues për t’u ndarë nga e kaluara për të sjellur teza moderne jam i sigurtë që Basha do të jetë njeriu më i mbështetur nga demokratët në pak muaj. Në pak ditë në disa rrethe kryesore të vendit po shoh një masivitet në bashkëbisedimin e tij. Isha në Durrës vetë, në Kurbin shtresa të shoqërisë që kishin vitë te larguara po ktheheshin. Me gjasë këto janë kreditë e besimit që po i japin Bashës. Kam besim se elektorati shqiptar edhe të lodhur në mandatin e tretë do ta kuptojnë se Basha është një alternativë ndryshe nga jo çfarë kanë parë në 30 vite demokraci.
Sa besim duhet të kenë shqiptarët që Basha do i qëndrojë këtij lidershipi?
“Janë të rëndësishme fjalët, por rëndësi kanë faktet dhe vendosshmëria që Basha ka treguar në një zgjedhje të jesh pro apo kundër SHBA-ve. Ky është fillimi. Duhet të gjykohet për sensin e tij për të thithur kritikat. Kam qenë një nga njerëzit më kritikë të Bashës. Fakti që ai tani mendon se duhet të jem njeri i afërt me të tregon reflektim.
Artikuj të tjerë:
Flash News
21:07 / Krichbaum: Nuk bashkë-punojmë me PD nëse kthehet pas
21:06 / Krichbaum: Çështje e vetë partisë se kë dëshiron të ketë lider
21:05 / Krichbaum: Më vjen shumë keq për zhvillimet në PD
20:50 / Dosja,Dumani i vendosi eksploziv pronës së M.Subashit
20:49 / Dosja,Dumani i vendosi eksploziv banesës së Talo Çelës
20:48 / Dosja,Nuredin Dumani tentoi të vriste Lulzim Mashën