Home > Real Story Lajmet

“Basha la PD-në pa asnjë bashki e komunë”, Edit Harxhi: Është përgjegjës për humbjen e 25 prillit

Ish-anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edit Harxhi, e ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se kreu demokrat Lulzim Basha e ka lënë PD-në pa asnjë bashki e pa asnjë komunë, pasi dogji mandatet e deputetëve.

Harxhi thekson se Basha duhet të mbajë përgjegjësi edhe për humbjen e zgjedhjeve më 25 prill, pasi nuk konsultohet me anëtarët e partisë për vendimet që merr.

“Ne gjithmonë e kemi pasur seriozisht, deri në fund. Zoti Nishani ka rreshtuar katër humbjet, por ka arsye të tjera se pse Basha duhet të ikë.

Basha u gjykua edhe për daljen nga parlamenti dhe e la PD-në pa asnjë bashki e komunë. Reforma territoriale është handikap shumë i madh. Jam për lista të hapura dhe pse jo ndoshta, që të ndryshojë sistemi zgjedhor. Basha është përgjegjës, sepse është kryetar i partisë. Lulzim Basha nuk konsultohet me anëtarët e partisë”, u shpreh Harxhi.

News24 Livestream