Arrestimi i gjyqtares Enkeleda Hoxha, gazetarja: Ja pse Prokuroria ka heshtur në shumë raste, nuk ka qenë e vetme në veprimatrinë e saj

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, foli për arrestimet e bujshme të SPAK.
Në lidhje me arrestimin e gjyqtares Hoxha, Lala deklaroi se ajo nuk rezulton se ka qenë e vetme në veprimtarinë e saj. Lala theksoi se Prokuroria në disa raste lirimesh të të fortëve ka heshtur, për shkak se apelonte çështjen në Apel.
Lala u shpreh se ka dyshime se kemi të bëjmë me një grup të strukturuar që funksiononte brenda sistemit të drejtësisë.
“Gjyqtarja Enkeleda Hoxha nuk rezulton se ka qenë e vetme në veprimtarinë e saj. Prokuroria ka heshtur në të gjitha rastet e Hoxhës, kur të dënuarit janë liruar me kusht. Shërbimi i Provës deklaroi se këta njerëz nuk kanë probleme. Rezultojnë se ka kompani që thonë se këta persona do të merreshin në punë.
Ka dyshime për një grup të organizuar që funksiononte si i tillë pra. Edhe me burgjet dyshohet se ka bashkëpunim. Shorti ka shkuar përherë tek e njëjta gjyqtare. Si ka mundësi që të shkojë çështja gjithmonë tek kjo gjyqtare? Janë pikëpyetje që po hetohen nga SPAK”, tha Lala.
Artikuj të tjerë:
Përplasen dy mjete në Durrës, plagosen katër persona, policia në vendngjarje
Historia e plotë >Ndërron jetë nga COVID-19 efektivi i Burgut të Rrogozhinës
Historia e plotë >
Flash News
07:03 / Greqi, min. i Shëndetësisë: Situata e vështirë por ka shpresë
07:03 / Slloveni, raportohet rasti i pari i variantit afrikano-jugor
07:02 / Greqi, min. i Shëndetësisë: E gjithë bota po përballet me Covid-19
07:02 / Në Kroaci ka shumë raste të variantit anglez të coronavirusit
07:01 / Greqi, min. i Shëndetësisë: Procesi po ecën me ritme shumë të mira
07:01 / Kroaci, rastet e reja janë dy persona të kthyer nga Zanzibari
07:00 / Covid-19, Greqia vaksinon mbi 850 mijë persona
07:00 / Regjistrohen rastet e para të variantit afrikano-jugor në Kroaci
06:00 / Zelandë e Re, rikthehen kufizimet pas rasteve të reja me COVID-19
05:01 / Irlandë, në Dublin një polic u godit me fishekzjarre në fytyrë
05:00 / Irlandë, mijëra protestues refuzojnë kufizimet antiCOVID-19
03:04 / Në Lombardi, Piedmont dhe Marche janë ashpërsuar sërish masat
03:03 / Itali, kafet dhe restorantet do mbyllen, do të ketë kufizim të lëvizjes
03:02 / Që nga janari Basilicata dhe Molise janë futur në zonën e kuqe
02:02 / Uashingtoni: Iu përgjigjëm sulmeve ndaj ushtrisë tonë në Irak