Home > Real Story Lajmet

Analisti Arjan Vasjari: Zonjat e nderuara në krye të listës së PS nuk u votuan sa duhet

Analisti Arjan Vasjari, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se kauzat e Ramës, të tilla si pandemia dhe rikuperimet nga tërmeti ranë.

Vasjari thekson se zonjat e nderuara në krye të listës së PS nuk u votuan sa duhet, duke shtuar se në fushatë janë involvuan personazhë të krimit.

“Shikoj konfuzitet në këto zgjedhje. Kryetarët e partive kanë dështuar në listat që kanë hartuar. Kauzat e Ramës si pandemia dhe tërmeti kanë rënë. Dy zonjat e nderuara nuk u votuan aq sa duhet. Rama u tregua i rafinuar, duke besuar se kauzat e tij do fitojnë, duke besuar se zonjat do merrnin vota, por nuk ndodhi kështu.

Nga këta zgjedhje ne si votues morën vetëm pikëpyetje. Elektorati ka asgjësuar kauzat që na promovoi Rama. Zonjat e nderuara nuk janë ata që Rama i vendosi aty, në sytë e elektoratit. Në fushatë janë involvuar shumë personazhë të krimit. Lehtësia për të korruptuar pjesë shumë të mëdha të shoqërisë është alarmante. Si ka mundësi që këta kandidatë marrin kaq shumë vota? Kjo gjë mua më shqetëson”, u shpreh Vasjari.

Flash News

News24 Livestream