Home > Real Story Lajmet

Akademiku Artan Fuga: Kur erdhën vaksinat nga BE po të isha në vendin e zotit Basha do kisha shkuar në aeroport

Akademiku Artan Fuga: Kur erdhën vaksinat nga BE po të isha në

Akademiku dhe pedagogu Artan Fuga ka folur në “Real Story” në News24 për periudhën para, gjatë dhe pas zgjedhore duke analizuar rolet e maxhorancës dhe opozitës.

I pyetur për dy procese të rëndësishme në vend rindërtimin dhe vaksinimin dhe mënyrën se si u përdorën nga qeveria, Fuga deklaroi se instancat që survejonin fushatën duke filluar që nga KQZ mund të tërhiqnin vëmendjen që nuk mund të bëhet fushatë me të mirat publike.

Ai tha se nëse do të kishte qenë në vendin e z. Basha do të kishte shkuar në aeroport të priste vaksinat e ardhura nga BE. Fuga deklaroi se është kritik dhe skeptik për përdorimin e fondeve dhe të mirave publike në fushatë.

“Ky është avantazhi i një qeverie të caktuar. Të dy këta elementë ishin në favor të qeverisë. Jam dakord që nuk mund të ndërpriste asnjërin, por gjithsesi mendoj që në fushatë artikulimi ishte i tillë që rindërtimin po e bëj unë, ne, ata të tjerët nuk e bëjnë dot. Nga pikëpamja etike them që instancat që survejonin fushatën duke filluar që nga KQZ mund të tërhiqnin vëmendjen që nuk mund të bëhet fushatë me të mirat publike.
Kur thua unë i solla vaksinat, unë po bëj ndërtesat ka një problem. Për mua opozita duhet të shkonte dhe atje ku rindërtohej se ato nuk janë para as të kryeministrit, as të ministrit, janë para publike.
Kam bërë një kritikë para 25 prillit miqësore, si një intelektual që ka një tribunë të vetën për t’u shprehur dhe kam thënë që pse në fushatën e zotit Basha këto dy çështje nuk përballen drejtpërdrejt. Kishte figura të tjera që flisnin, por nuk ishin prioritetet e fushatës. Kur erdhën vaksinat nga BE po të isha në vendin e zotit Basha do kisha shkuar në aeroport. Fare i paftuar dhe do kisha thënë faleminderit, kjo tregon që BE nuk është egoist, mendon dhe për neve dhe që kjo do vazhdojë dhe pas 25 prillit. Unë do kisha luajtur në mënyrën më aktive dhe nuk duhej lënë ky front qeverisë. Unë jam shumë kritik dhe skeptik për përdorimin në fushatë të fondeve dhe të mirat publike, siç është projekti i 100 fshatrave, punësimi në pushtetin lokal, vaksinimi, duke thënë ne i bëmë, këto janë vepra jonë. Sigurisht administrimit është bërë nga një qeveri e caktuar, por është detyrë”, deklaroi Artan Fuga.

Flash News

News24 Livestream