Home > RAJONI

Vrasja e studentes 20-vjeçare nga bashkëshorti, mediat greke: Një fëmijë e kishte abortuar, si ndryshoi sjellja e saj më pas. Ja çfarë kërkonte e reja mbrëmjen e krimit

Vrasja e studentes 20-vjeçare nga bashkëshorti, mediat greke:

Detaje të reja janë publikuar nga mediat greke lidhur me vrasjen e studentes 20-vjeçare nga bashkëshorti i saj. Përpara lindjes së vajzës së tyre Lydias, çifti ka abortuar një fëmijë tjetër më parë.

Në dëshminë e tij, Babis  Anagnostopoulos shprehet se si Caroline ndryshoi sjellje. Ai i ka kërkuar bashkëshortes që sëbashku të shkonin në një psikolog në mënyrë që të përballonin situatën në të cilën ndodheshin.

Sipas dosjes hetimore, thuhet se e reja u gjet në shtrat me një leckë të mbështjellë rreth qafës. Pranë saj qëndronte vajza e saj 11 muajshe. Dëshminë e bashkëshortit ku ai tha se e kishte mbytur me jastëk, e vërteton dhe raporti mjeko-ligjor sipas së cilës, e reja ka pësuar një vdekje të ngadaltë. Siç është publikuar edhe më herët, vajza e kërcënonte Babis Anagnostopoulos se do të merrte fëmijën dhe do largohej nga shtëpia.

Sipas dosjes hetimore, nga të dhënat e nxjerra nga celulari i Caroline, rezulton se mbrëmjen e krimit, ajo po kërkonte në internet për apartamente. Ajo ka kërkuar më saktësisht rreth orës 00:37 për tre shtëpi, ç’ka vërteton më tej vendimin e saj për t’u larguar.

Veç kësaj, Carolines i është gjetur dhe një ditar ku ajo mbante shënime. E reja përmend në disa raste se është zënë me bashkëshortin e saj. “Ne debatuam sërish me Babis sot. Po mendoj të largohem…” – shkruhet në një prej shënimeve të saj.

News24 Livestream