Home > RAJONI

U vra me plumb në kokë dhe trupi u hodh pranë Bunës, Del autopsia e shefit të Antidrogës në Ulqin

U vra me plumb në kokë dhe trupi u hodh pranë Bunës, Del

SAIMIR LLESHI/ Kur trupi i pajetë i një burri u gjet në “Shën Gjergj” shumë pranë  kufirit më Shqipërinë, pak para orës  10:00 të së martës, hetuesit nuk kishin asnjë dilemë se ishte kolegu i tyre, ish-shefi i Policisë së Ulqinit, Rudolf Elezoviç.

Ai ishte në kërkim që nga 27 maji, kur gruaja e tij e raportoi të zhdukur. Pas përfundimit të autopsisë, në kokën e  të ndjerit u gjet një plumb i vetëm, por që ka qenë vdekje- prurës për të. Rezultatet e para  të hetimit mohojnë të gjitha raportet e mëparshme të mediave, duke filluar nga fakti që  ai u largua nga Mali i Zi në mënyrë të paligjshme, te fakti  që shkoi në Amerikë për të gjetur strehim te një grup kriminal, anëtarët e të cilit besohet  ta kenë ndihmuar.

Gjithashtu, u tha se ai mund të jetë  vetëvrarë, por ai nuk kishte armë më vete. Bashkëshortja deklaroi në Polici se 54-vjeçari nuk kishte marrë asgjë ditën e  largimit përveç telefonit celular. Në vendin e ngjarjes sipas mediave malazeze, nuk u gjet asnjë armë zjarri dhe dyshohet se Elezoviç mund të jetë vrarë në një vend tjetër dhe  mund të jetë hedhur pranë lumit Buna për të fshehur kështu gjurmët.

Vrasja sipas burimeve jo zyrtare nga Prokuroria malazeze cituar nga mediat vendase, dyshohet se ka  ndodhur të paktën 11 ditë më parë, ndërsa Elezoviç u zhduk më datë 27 maj, duke i deklaruar të shoqes se do të udhëtonte deri në Shkodër dhe do  të rikthehej shumë shpejt, rrugëtim që do ta bënte përmes  kufirit ujor. Trupi i pajetë është identifikuar edhe nga vëllai  i viktimës.

“Pasi u mor njoftimi, prokurori së bashku me  oficerët e Policisë, shkuan në vendin e ngjarjes për të kryer  një hetim, gjatë së cilës gjurmët e gjetura në vend u morën  dhe u dërguan për ekspertizë  me urdhër të prokurorit. Personi me iniciale S.E, identifikoi  trupin dhe konfirmoi se ishte vëllai i tij R.E, dhe në rrjedhën e mëtejshme të procedurës do të merren masa dhe veprime të tjera të nevojshme në mënyrë  që të përcaktohen të gjitha rrethanat e ngjarjes në fjalë”, thekson Prokuroria e Shtetit  nëpërmjet zëdhënësit, Lepa Medenica. Hetimi drejtohej nga prokurori i lartë i Shtetit Zoran Vuçiniç.

Zhdukja e Elezoviç u raportua nga gruaja e tij Ma- rina më 27 maj. Viktima ka qenë në krye të Policisë së Ulqinit për gjashtë vjet deri në  vitin 2014, kur u zëvendësua nga Sead Ðozoviæ. Më parë, ai gjithashtu ka punuar për  disa vjet në pozicione menaxheriale në Departamentin e  Sigurisë së Ulqinit dhe më  vonë, mbajti poste të rëndësishme në Sektorin e Policisë  Kufitare dhe vitet e fundit si shef i antidrogës. Një burrë nga Ulqini, i cili u arrestua në fillim të shkurtit me 23 persona të tjerë në operacionin policor “Zamka”, u la i lirë pasi ra dakord për bashkëpunim me Prokurorinë, duke iu dhënë statusi i dëshmitarit. Një nga  bashkëbiseduesit e listës pretendon se gjatë dëshmisë së tij  disa orësh në Prokurorinë Speciale të Shtetit(SDT), ai paraqiti disa informacione komprometuese në lidhje me personat që nuk u arrestuan në  aksionin e shkurtit dhe që ishin ose janë aktualisht në pozita të larta në Drejtorinë e Policisë. “Vijesti” nuk ka asnjë  informacion nëse këto dy raste janë të lidhura me njëra- tjetrën.

Askush nga autoritetet nuk u ishte përgjigjur pyetjeve të “Vijesti” më parë nëse  dëshmitari fliste për lidhjet e tij të mundshme me Elezoviç. Ndërkohë, që zhdukja e tij ndodhi 4 ditë para se të merrej  në pyetje nga prokurorja speciale pikërisht për këto asione. Më 10 shkurt të këtij viti,  Policia arrestoi 24 persona, të cilët akuzohen si organizatorë dhe anëtarë të një organizate  kriminale, të cilët kontrabanduan sasi të mëdha marijuanë nga Shqipëria, përmes  territorit të Malit të Zi, në ven- det e rajonit dhe më tej drejt  Bashkimit Evropian. Në hetimin e deritanishëm, duke prerë rrugët e kontrabandës të përdorura nga anëtarët e këtij grupi kriminal, u gjet dhe u  sekuestrua gjysmë ton marijuanë në 11 sekuestro individuale. I njëjti grup akuzohet për  kontrabandë me dy tonë e gjysmë marijuanë”, tha në atë kohë Policia malazeze.

News24 Livestream