Home > RAJONI

Reagon ish-presidenti slloven dhe tregon prapaskenat, Kuçan: Në Bruksel e dinë se kush është autori i "non-paper" për Ballkanin

Reagon ish-presidenti slloven dhe tregon prapaskenat, Kuçan: Në

Presidenti i parë i Sllovenisë së pavarur, Milan Kuçan pohoi se nuk ka dyshime që ekziston një “non-paper” për ndryshimin e kufijve në Ballkan.

Anëtari i Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës (BH), Zeljko Komsiq konfirmoi se presidenti slloven, Borut Pahor u tha tre anëtarëve të presidencës së BH-së gjatë një vizite në Sarajevë më 5 mars se ka gjithnjë e më shumë vullnet në Bashkimin Evropian që bëjnë thirrje për t’i dhënë fund shpërbërjes së Jugosllavisë . Pahor thuhet se pyeti nëse ishte e mundur një “shpërbërje paqësore” e shtetit të Bosnjës.

Ndërkohë, në mes të muajit prill, pretendimet dolën në media në lidhje me propozimin e kryeministrit slloven, Janez Jansha për të rishikuar kufijtë në Ballkanin Perëndimor, si një mënyrë për të zgjidhur problemet midis gjashtë vendeve në rajon, raporton b92.

“Unë nuk e di se çfarë e shtyu presidentin Pahor të bënte atë pyetje. Ai e mohon atë, duke thënë se qëndrimi i tij është i qartë se nuk ka diskutim për ndryshimin e kufijve. Gjithashtu, kryeministri i qeverisë sonë e mohon atë dhe padyshim se ekziston një ‘non-paper’. Doli se dihet në Bruksel se kush është autori i tij, si dhe përmbajtja, por ata nuk duan ta zbulojnë atë për shkak të efektit shkatërrues në marrëdhëniet ndërkombëtare”, thekson Kuçan.

“Non-paper” është një term i përdorur në Bashkimin Evropian për një dokument jozyrtar si një tezë për bisedat që shkëmbehen konfidencialisht midis qeverive ose institucioneve, transmeton Telegrafi.

Sipas, Telegrafit, ky dokument shkaktoi konfuzion sepse propozon zgjerimin e Serbisë, Kroacisë dhe Shqipërisë, ndërsa boshnjakët do të mbeteshin me një pjesë më të vogël të Bosnje-Hercegovinës.

Shtrohet pyetja në çfarë mase, përveç udhëheqësve nacionalistë në Ballkan, qarqe të caktuara në BE morën pjesë gjithashtu në përgatitjen e këtij dokumenti.

“Nuk e di. Unë nuk jam më i përfshirë në ato diskutime dhe procese”, tha Kuçan, duke shtuar se është shumë e rrezikshme kur flasim për fuqitë rajonale në Ballkan.

“Presidenti i atëhershëm i Këshillit të Evropës, Herman Van Rompuy, më tha në një bisedë që, së pari, Serbia duhet të demokratizohet dhe më pas t’i bashkohet BE-në, sepse kjo do ta bënte që, si një fuqi rajonale, të merrte përgjegjësinë për paqe në Ballkan. Unë i thashë atëherë ‘Ju e dini, President, kur bëhet fjalë për forcat rajonale në Ballkan – atëherë ju jeni në prag të luftës’. Kur e shikoj sot, janë saktësisht dhjetë vjet që kur raporti im është përgatitur, problemet në Bosnjë dhe Hercegovinë kanë mbetur të njëjtat. Ato po bëhen më të mprehta, gjithnjë e më shumë po shkojnë drejt një konflikti dhe jo një zgjidhje”, tha Kuçan.

Ky i fundit shton se Sllovenia nuk mund të ketë një pozicion të ndryshëm nga ai me të cilin ajo filloi procesin e pavarësisë së saj shtetërore, se të gjitha republikat kanë të drejtën e krijimit të shteteve të tyre dhe se shpërbërja e Jugosllavisë duhet të përfundojë brenda kufijve ekzistues. “Pra, asnjë rishikim i kufijve nuk është i mundur”, tha Kuçan.

News24 Livestream