Home > RAJONI

Publikohet fotoja e fundit nga celulari i studentes 20-vjeçare disa orë para vrasjes nga bashkëshorti

Publikohet fotoja e fundit nga celulari i studentes 20-vjeçare disa

Mediat greke kanë publikuar foton nga celulari i studentes 20-vjeçare Caroline, pak orë përpara vrasjes së saj nga bashkëshorti. Fotoja është nga kamerat e sigurisë ku duket autori, Babi Anagnostopulos me vajzën 11 muajshe ulur në një divan në dhomën e ndenjes.

Fotoja është kapur me “Screenshot” nga aplikacioni i kamerave të sigurisë në orën 00:00. Nuk sqarohet ende se pse Caroline regjistroi një foto të tillë.

Sipas mediave greke, rreth orës 01:00, autori ka hequr kartën e regjistrimit nga kamerat në mënyrë që të mosregjistronin më.

Sipas raportit mjeko-ligjor, vrasja ndodhi mes orës 04:05 deri në 04:11. Gjithashtu janë publikuar dhe lëvizjet që ka bërë Babis pas vrasjes duke iu referuar të dhënave të nxjerra nga celulari i tij.

Publikohet fotoja e fundit nga celulari i studentes 20-vjeçare disa

LËVIZJET QË KUNDËRSHTONIN VERSIONIN E GREQISË

Në orën 04:24 celulari i autorit hiqet nga karikimi. 04:36 autori hap celularin dhe futet në Gmail. Pas dy minutash e mbyll celularin. Në orën 05:22 regjistrohet lëvizje në një distancë prej 21 metrash, ndërsa në orën 05:41 regjistrohet lëvizje tjetër me distancë 66 metrash.

Këto janë pikërisht provat shkencore që hodhën poshtë versionin e grabitjes të dhënë nga autori i krimit. Përpara se të pranonte autorësinë, ai deklaroi se grabitësit e lidhën me litar, çka bie në kundërshtim me lëvizjet që ka regjistruar celulari.

Në dëshminë e parë të bërë nga Babis Anagnostopulos, thuhet se ai kishte fshehur 9500 euro brenda një kutie të lojës “Monopoly”, duke i dhënë peshë versionit të grabitjes së shtëpisë. Mediat greke kanë publikuar foton e kutisë në momentin kur policia mbërriti në shtëpi. Ato vijojnë se nga pamja, kutia duket e paprekur nga dikush që do kontrollonte për para.

News24 Livestream