Home > RAJONI

Nuk i shpëton kontrollit të policisë/ Momenti kur qeni i antidrogës i zbulon 46-vjeçarit shqiptar gjysmë kilogrami kokainë të fshehur në kroskotin e makinës

Nuk i shpëton kontrollit të policisë/ Momenti kur qeni i

ITALI- Një 46-vjeçar shqiptar ra në prangat e policisë së Pescaras të martën, 20 korrik, pasi në mjetin me të cilin udhëtonte u gjet gjysmë kilogrami kokainë. Mediat e huaja raportojnë se shqiptari u kap nga një kontroll i zakonshëm i policisë.

46- vjeçari ishte duke udhëtuar me një makinë të tipit ‘Ford Focus’, kur u ndalua për kontroll të zakonshëm nga policia. Droga ishte e paketuar me një mbështjellës celofoni me vakum e mbuluar me një tullumbace gome për ti shpëtuar nuhatjes.

Paketimi dështoi, pasi qeni antidrogë Dafny zbuloi në ndarjen e kroskotit nga ana e pasagjerit kokainën. Korrieri shqiptar u arrestua për krimin e trafikut dhe tregtimit të drogës.

 

News24 Livestream