Home > RAJONI

Me 2 milionë euro kokainë në makinë/ Shqiptari dhe rumunia bien në prangat e policisë italiane, 44-vjeçari shfaqi shenja nervozizmi

Me 2 milionë euro kokainë në makinë/ Shqiptari dhe rumunia

Një 44-vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë italiane pasi u kap me 17 kilogramë kokainë të pastër.

Ndërkaq, është arrestuar edhe një vajzë 34-vjeçare e cila e shoqëronte në makinë.

Arrestimi i shqiptari është bërë në zonën e Senigallia në Itali gjatë një operacioni të Guardia Di Finanza-s.

“Ansa” raporton se patrulla policore urdhëroi ndalimin e një makine me targa gjermane që po lëvizte me shpejtësi të madhe.

Në makinë ishte 44-vjeçari shqiptar dhe një grua rumune 34-vjeçare. Shenjat e nervozizmit të shfaqura nga shqiptari bënë që policia të niste një kontroll në makinë me qenë anti-drogë.

Pas kontrollit në pjesën e pasme të makinës u gjetën 15 pako me kokainë me peshë mbi 17 kilogram.

Sipas autoriteteve vlera e kokainës do të kapte shifrën e 2 milion eurove.

News24 Livestream