Home > RAJONI

Ishte arratisur nga burgu/ I maskuar dhe me armë, mediat greke publikojnë pamjet e shqiptarit duke grabitur bankën

Ishte arratisur nga burgu/ I maskuar dhe me armë, mediat greke

Një shqiptar i arratisur nga burgu, së bashku me një grek janë arrestuar për grabitjen e një dege të një banke të nivelit të dytë në Peristeri, Athinë.

Mediat greke kanë publikuar pamjet e momentit kur shqiptari futet brenda në bankë i maskuar dhe i armatosur duke grabitur degën.

Shqiptari nën kërcënimin e armës bllokoi arkëtarin dhe mori shumën që gjendej brenda më pas doli duke u arratisur me bashkëpunëtorin e tij grek që po e priste.

Por arratia nuk zgjati shumë. Dy grabitësit u lokalizuan dhe pavarësisht rezistencës u prangosën.

Shqiptarit, identiteti i të cilit nuk publikohet iu sekuestruan një pistoletë me mulli, fishekë, një shumë në euro që grabiti dhe veshjet e përdorura.

Grekut iu gjet një armë, dy hanxharë dhe makina që përdorën për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia greke thotë se shqiptari ishte arratisur nga burgu në 20 janar të vitit të kaluar, ku po vuante dënimin 28 muaj për vjedhje, rezistencë dhe hyrje ilegale në Greqi.

News24 Livestream