Home > RAJONI

Përdhunimi i shqiptares në Greqi, mediat zbulojnë detaje të reja: U dërgua në gjendje të rëndë në spital, në akt morën pjesë disa persona

Përdhunimi i shqiptares në Greqi, mediat zbulojnë detaje të

Mediat greke kanë dhënë detaje të reja në lidhje me përdhunimin e një 50-vjeçareje shqiptare në Athinë nga një shtetas bullgar, ndërsa policia dyshon se në përdhunimin e saj janë të përfshirë edhe persona të tjerë.

Policia sakaq, ka nisur një hetim për rastin dhe ka shpallur në kërkim 34-vjeçarin bullgar.

Raportohet, se gruaja, me profesion sanitare, ishte duke pastruar një ndërtesë, kur një person, mbi të 30-at me orgjinë bullgare, i afrohet, i mbyll gojën dhe e tërheq zvarrë në apartamentin e tij.

Sipas raportimeve, bullgari ka abuzuar seksualisht me shqiptaren për disa orë, derisa kjo e fundit, mundi të dilte në ballkon e të kërkonte ndihmë.

Gruaja shqiptare është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, shkruajnë mediat.

Ajo ishte e dhunuar keqas, me shenja të shumta dhe e traumatizuar nga ajo që ka ndodhur.

Ky rast ka nxitur një revoltë të madhe në Greqi, ku aktivistë të shumtë, të mbrojtjes së të drejtave të grave, janë lëshuar në rrugët e qyteteve greke, duke u sensibilizuar me këtë ngjarje të rëndë.

News24 Livestream