Home > METROPOL

Ylli i muzikës latine në Prishtinë për “Sunny Hill Festival”, poston flamurin e Kosovës për të njoftuar ardhjen

Ylli i muzikës latine në Prishtinë për “Sunny Hill

Ylli latin me famë ndërkombëtare, J Balvin ka mbërritur në Kosovë. Këtë e ka bërë të ditur vet artisti përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram.

Për të njoftuar se tashmë gjendjet në vendin tonë ai ka publikuar një fotografi të flamurit të Kosovës, ndërsa sipër vendosi edhe lokacionin.

Screenshot 27 1
Screenshot 27 1

Ardhja e J Balvin në Prishtinë është në kuadër të “Sunny Hill” dhe ylli nga Kolumbia do të performojë sonte, në natën e dytë të festivalit.

Balvin, emri i vërtetë i të cilit është Jose Alvaro Osorio Balvin njihet për hitet të shumta si: In Da Getto, Mi Gente, Agua, Rojo dhe “Un Dia” që e solli në bashkëpunimin me yllin shqiptar, Dua Lipa.

Screenshot 26
Screenshot 26

Kujtojmë që mbrëmë (e enjte) në natën e parë të festivalit ishte pikërisht Dua ajo që u ngjit në skenë dhe ndezi publikun me performancën madhështore që dhuroi mesnatën e së enjtes (4 gusht).

Ndërkaq, emra të tjerë të famshëm që do të jenë pjesë e “Sunny Hill Festival” janë edhe Skepta, Mahmood dhe Diplo, teksa festivali pritet të mbyllet të dielën (7 gusht).

Theksojmë që “Sunny Hill Festival” përveç në Prishtinë këtë vit për herë të parë do të mbahet edhe në Tiranë më 26,27 dhe 28 gusht.

Screenshot 29 1
Screenshot 29 1

Flash News

News24 Livestream