Home > METROPOL

Nga Dua Lipa tek Justin Bieber e Wayne Rooney, “The Sun” zbulon sa kërkojnë VIP-at, për një foto, autograf dhe një darkë “ekzkluzive”

Nga Dua Lipa tek Justin Bieber e Wayne Rooney, “The Sun” zbulon sa

Shumë personazhe me famë botërore paguhen vetëm për prezencën e tyre. Shpesh i kemi parë nëpër televizione, organizime apo dhe festa private ku qëndrojnë vetëm si figurë, por koha që ato shpenzojnë vlen shumë në para, madje në shifra marramendëse.

Media britanike “The Sun” ka listuar një sërë VIP-ash të cilët tarifojnë fansat e tyre për të marrë pjesë në evenimente private, të takojnë idhujt e tyre apo dhe të bëjnë foto me ta.

Në këtë listë është dhe këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa. Sipas tabolidit britanik, Dua Lipa pas publikimit të albumit të fundit “Future Nostalgia”, u kërkon fansave 1842 paund për një “paketë ekskluzive” me të.

Kjo paketë përfshin një ftesë për fansat në një festë përpara koncertit të Dua Lipës, mësime kërcimi nga një koreograf profesionist, një foto në grup me këngëtaren madje dhe një vallëzim me këngëtaren 26-vjeçare.

Në këtë listë janë të përfshirë dhe yje të futbollit si Wayne Rooney apo dhe Gary Neville. Rooney, sipas “The Sun” i tarifon fansat me 450 paund për një natë “speciale” me të.

Paketa e tij përfshin qëndrimin në një sallë hoteli me Rooney-n, një fanellë të Manchester United të firmosur nga vetë ai, një darkë, pije falas dhe një foto me yllin anglez.

Ndërsa Neville kërkon 150 paund për të gjithë fansat që duan të shkrepin një foto dhe një autograf me të, përpara se ai të japë një intervistë. Sa i përket yjeve të tjerë, përmendim Justin Bieber i cili merr 900 £, Arnold Schwarzenegger 745 £, Alicia Keys 628 £, Steps 375 £, Blue 349 £ etj.

Nga Dua Lipa tek Justin Bieber e Wayne Rooney, “The Sun” zbulon sa

Flash News

News24 Livestream