Home > METROPOL

Blerim Destani rikthehet në Shqipëri pas 4 vitesh, thyen heshtjen dhe paralajmëron projektin e rëndësishëm

Blerim Destani rikthehet në Shqipëri pas 4 vitesh, thyen heshtjen dhe

Blerim Destani është rikthyer pas 4 vitesh në Shqipëri, por për një projekt. Ai po xhiron në vendin tonë filmin e ri me titull “Në det është parajsa”, ku do shfaqen edhe aktorë të tjerë shqiptarë si Ndriçim Xhepa, Romir Zall etj.

Ndërkohë, Blerimi ka thyer heshtjen duke folur rreth disa detajeve për jetën personale dhe asaj profesionale. Aktori tha se për shkak të punës dhe xhirimeve nuk ka pasur mundësi të vijë në Shqipëri për një kohë të gjatë, por shtoi se do qëndrojë 8 javë në vendin tonë e do bëjë edhe disa vizita.

“Ka katër vite që nuk kam qenë në Shqipëri, sidomos në Tiranë. Përparon çdo vit e më shumë. Komplimenta për të gjithë ata që e ndërtojnë Shqipërinë. Jam një adhurues i Shqipërisë, sidomos i Kosovës. Unë e kam prejardhjen nga Maqedonia dhe një herë në vit mundohem t’i vizitoj këto vende por kam xhiruar jashtë dhe s’më ka rënë rruga të vij këtu por do jem tetë javë në Shqipëri e do të kem kohë ta vizitoj.” –tha ai në një intervistë për ‘Shqipëria Live’.

Ai u shpreh se është pjesë e një seriali në Netflix të titulluar “Truck”, ndërsa pritet të bëjë xhiron e botës. Destani tha se e presin më pas disa pushime pas një pune të gjatë dhe të lodhshme në xhirime.

“Nuk mendoj se në ditë mund të jetoj në Shqipëri, por nuk i dihet, më shumë jam duke punuar në Amerikë dhe Gjermani. Ja ky projekt më solli, shpresoj që në të ardhmen të vij me një projekt tjetër, Shqipëria më pëlqen shumë. Në Netflix një serial sapo ka mbaruar do titullohet “Truck”. Edhe pse kam fituar një rol në një serial francez besoj nuk do ta pranoj se ka muaj që se kam parë familjen, kam nevojë për një pushim të vogël, pas këtij filmi nuk e di çfarë do të bëj”, tha Destani.

Ndërkohë, sa i përket jetës private edhe këtë herë ai zgjodhi mos të tregojë asgjë. Blerimi u shpreh se ‘një dasmë e madhe tradicionale do ishte mirë, por nuk i dihet’.

“Unë nuk e di por ato që më njohin unë jetën private ta mbaj private, puna është punë, natyrisht që një dasmë e madhe është mirë të jetë por nuk i dihet. Një dasmë si i bëjmë ne shqiptarët akoma nuk e di”, tha Destani./Panorama Plus

Flash News

News24 Livestream