Home > SHQIPËRIA

“Jam dhunuar nga ish-bashkëshortja”, 68-vjeçari rikthehet në ‘Me zemër të hapur’: Vajzat më kërcënuan pasi dola në emision

“Jam dhunuar nga ish-bashkëshortja”, 68-vjeçari

Në studion e emisionit ‘Me zemër të hapur’ të gazetares  Evis Ahmeti, u rikthye historia e 68-vjecarit Hyqmet Maloku.

Ai rrëfeu se ishte braktisur nga bashkëshortja, se ishte dhunuar prej saj dhe ishte shtruar në spitalin psikiatrik pa dëshirën e tij. E pranishme në studio ishte edhe motra e Hyqmetit e cila pohoi të njëjtën gjë si vëllai, por nga ana tjetër ajo u shpreh se  vëllai ka mbetur i verbër si shkak i këtyre problematikave dhe se i duhej të kujdesej si kujdestare ligjore e tij, pasi bashkëshortja i kishte marrë edhe shtëpinë.

“Pas emisionit unë jam kërcënuar nga vajzat pasi dola nga emisioni. Gjykata është në kompromis me ish bashkëshorten, pse duhet që të njoftohem nga gjykata një ditë më vonë nga afati i caktuar për urdhrin e mbrojtjes. Si të më kërcënojnë si jo, ato janë vajzat e mia dhe do t’i dua gjithmonë.” u shpreh ai.

Ish-bashkëshortja e Hyqmet Malokut, thotë së i është drejtuar institucioneve përkatëse për këtë ngjarje.. ‘Jam tërhequr nga urdhëri i mbrojtjes, nuk kam dashur më të marrë urdhër mbrojtje,’ tha ajo.

Sakaq motra e 68 vjecarit tha se në shtëpi ka kamera dhe gjithçka është thënë mund të verifikohet.

“Ne mbajmë përgjegjësi ligjore për ato çfarë themi, në shtëpi ka kamera mund ti verifikoni.Vëllai im është marrë me forcë nga bashkëshortja edhe është shtruar në spitalin psikiatrik të Elbasanit. Vëllai im nuk ka vuajtur më parë nga probleme të shëndetit mendor. Vajza e vëllait e ka telefonuar pas emisionit dhe e ka kërcënuar.” tha ajo.

Flash News

News24 Livestream