Home > SHQIPËRIA

Gjyshja e 6 vjeçares së dhunuar nga babai mohon akuzat e nënës: Dhuna është ç'njerëzore, nuk besoj se e ka bërë im bir. Veç të jetë kafshë. Kërkon të përfitojë …

Gjyshja e 6 vjeçares së dhunuar nga babai mohon akuzat e

Familjarët e 27 vjecarit, që pak ditë më parë dhunoi në mënyrë barbare vajzën e tij 6 vjecare, hedhin poshtë akuzat e bëra nga ish-nusja e djalit të tyre. Gjyshja ngre dyshime madje edhe mbi rrëfimin e 6 vjecares në spital dhe i druhet një manipulimi nga nëna e saj. Në një intervistë për emisionin ‘Me zemër të hapur’ nga Evis Ahmeti, gjushja e 6 vjecares tregon se nusja është ndarë kur ishte shtatzënë me djalin e saj. Ndërsa marrëdhënia e saj më shumë është zhvilluar në dyert e komisariatit.

“Pasi u prish martesa kishte bërë denoncim në Lezhë, dhe kishte ka shkuar djali atje e ka dhunuar ka tentuar ti marr vajzën. Kemi vajtur atje me burrin dhe djalin, djalin e nxorën të pafajshëm. Ajo kishte paditur pas tri ditësh që ka më ka dhunuar dhe ka dasht metë më rrëmbejë vajzën. Ka ardh fleta e gjyqit, dhe procesit. Ai nuk e kishte takuar kurrë vajzën.

Cifti është ndarë kur gruaja ka qenë shtatzënë. Nga spitali ku ishte në rrezik dështimi, u largua. Pas disa kohe kanë ardhur me një shoqatë të shkodrës, na pyetën për djalin. i tham është në punë. I thash për cfarë e doni djalin? Ajo e shoqatës më tha se duan një letër që vajza të lëvizë jashtë. Por vajzën nuk e kishim parë kurrë. I them, po, por është puna se nusja e ka akuzuar djalin se ka shkuar t’i rrëmbejë dhe e ka hedh në gjyq. Më tha e ka bërë denoncimin për të marrë lekë nga shoqata.” rrëfeu ajo.

Materialet i ke parë, rrëfimin e vajzës?

Për dëshminë nuk kam cfarë mendoj, mjerë ai fëmijë që e përjeton.

Në lidhje me ngjarjen cfarë mendon?

Unë përvec se i ka ra me thupër nuk mendoj se i ka bërë gjithë ato dëmtime, vec të jetë kafshë. Gjithsesi vepron ligji. Dhuna është cnjerëzore.

Nuk e besoj se e ka bërë djali jonë atë punë. Të verifikohet një herë. Ai ka pohuar se e ka rrahur, po nuk e di kam qenë në shpinë time, gjykoj për aq sa e njoh djalin tim.

Nëna ka pohuar se ju e telefononi për të tërhequr denoncimin.

Jemi interesuar, më mori djali më tha e kemi vajzën sëmurë. Kam folur me nusen e kam pyetur si është më ka thënë është rëndë, më tha ka helmim. E kam marr shpesh për ta pyetur se si është vajza. Nëse i kontrolloni telefonat e shihni. Në atë moment s’më ka rënë në mend që e kam djalin kund, para vajzës.

A kanë udhëtuar ndonjëherë drejt spitalit?

Po, kemi shkuar direkt. Ditën e premte natën që na morën në telefon. Nusja më tha vajza është shumë rëndë na duhet gjak. Po i kam thënë do të vimë, nëse gjaku kombinon. Ka fol edhe im shoq, shitëm lopën, u nisëm direkt për Tiranë. Vajtëm në komisariat, pyetëm për djalin. Në komisariat ishte edhe nusja. Kur e merrja në telefon më thoshte jam e zënë, po shkoj në spital. Jashtë pritëm për dy orë te komisariati, dhe doli psikologia e tha ‘s’ka mundësi të takosh sot vajzën se është rëndë’.

Më pas tha nusja hajdeni shkojmë të gjithë bashkë e takojmë vajzën. Kur shkojmë atje, e marr sërish e më thotë po vi me polici, gjithmonë më thoshte jam e zënë, s’më lënë as mua ta takoj. Takuam motrën e saj, nuk na lanë për të parë vajzën. Gjakun nuk e dhuruam, nuk na lejuan të futemi brenda.

Te komisariati më tha psikologia, për në spital nusja na tha ‘po shkojmë bashkë’ po nuk erdhi.

Dhuna është cnjerëzore po nuk e ka bërë djali im, kush e ka bërë?

Është shteti më i fortë aty, nuk e di unë. Nuk kam dyshime. Vajzën një herë e kam parë.

Flash News

News24 Livestream